BE ka njoftuar zyrtarisht se radha e ardhshme e bisedimeve në nivel kryeministrash midis Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 4 mars. Lajmin e ka pohuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton. “Palët do të vazhdojnë bisedimet për temat që kanë folur herën e kaluar”, ka bërë të ditur ajo. Në takimin e fundit që u zhvillua me 19 dhe 20 shkurt, Thaçi dhe Daçiq biseduan kryesisht për strukturat paralele në veri të Kosovës. Takimi i radhës pritet të zyrtarizojë marrëveshjen për veriun e vendit.


