Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Beogradi konfirmon rinisjen e dialogut tė martėn

Shefi i delegacionit serb nė bisedimet me Kosovėn, Borisllav Stefanoviē, ka konfirmuar se ekipi i Beogradit do tė jetė mė 21 shkurt nė Bruksel, pėr vazhdimin e dialogut.

E diel 19 Shkurt 2012 23:21

Ai ka thënë se është i gatshëm të punojë për gjetjen e zgjidhjes sa i përket përfaqësimit rajonal të Kosovës, duke pasur parasysh, siç është shprehur, “ekskluzivisht Rezolutën 1244, Kushtetutën e Serbisë dhe interesin kombëtar”.

“Mund të konfirmoj zyrtarisht se ekipi ynë negociues do të shkojë në Bruksel të martën, më 21 shkurt, për vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, ka thënë Stefanoviç për mediat në Beograd.

Ai shtoi se pason “një proces i trazuar negociator”, për të cilin ka shfaqur shpresën se do të rezultojë me zgjidhje pozitive, që do të çonte deri te “përfaqësimi adekuat” i Prishtinës në nismat rajonale, si dhe “do të mundësonte vazhdimin e integrimit evropian të Serbisë”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të dielën për “Radion Evropa e Lirë” se Kosova, në bashkëpunimin rajonal do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe me Rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara.

Mosmarrëveshjet rreth përfaqësimit rajonal të Prishtinës, që buronin nga këmbëngulja e Kosovës në shtetësi dhe e Serbisë në Rezolutën 1244, kanë shkaktuar ndërprerjen e dialogut teknik mes dy palëve.

Zgjidhja për këtë çështje mbetet kusht për Serbinë, për të fituar përgjigje pozitive rreth statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
/rfe/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve