Sot më 10.03.2010. në ora 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës detektuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut.
Në një komunikatë për opinion, ky institucion ka njoftuar se "magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64, thellësia 5.2 km".
"Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale", thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit.
Ndryshe, shumë shkolla i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi, edhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së dridhjes.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)