Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Ende ka hajėr nė kėtė Umet

Dije se ende ka hajėr nė kėtė Umet

E marte 31 Janar 2012 4:41

 

Një nga bukurite e të qenurit produktiv në jetë është bamirësia që ajo nxjerr prej nesh. Gjë që reflekton në hadithin e Profetit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që ka thënë: “Do të ketë hajër (mirësi) në ummetin tim deri në ditën e gjykimit”

Njerëzit ankohen për Ummetin shume, thonë se nuk ka mbet hajer ne Umet më. Mirepo i paraqesim disa shembuj se a ka mbet hajër në ummetin tonë apo jo:

1. Kur një njeri i shtyer në moshë ka një hurmë në dorë, vetëm një hurmë dhe e ndanë atë me vëllaun e tij që është agjërueshëm, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

2. Kur një i ri qëndron tek semaforat për t’iu ofruar dicka për iftar atyre që kan ngecur në trafik, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

3. Kur një jetim është marrë nën përkujdesin e dikujt, ose një ndërtesë e tërë është ndërtuar për tu vënë në shërbimin e të varfërve dhe jetimëve, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

4. Kur njerëzit i përkujtojnë njëri-tjetrit Allahun, dhe i ndalojnë ata të bijen një harame ose i ndalojnë që ta fyejn njëri-tjetrit, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

5. Kur 1.5 miliard musliman anë e mbar botës, e diciplinojnë vehtën me sjelljet më të bukura me agjërimin e tyre, dhe faljen e tyre, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

6. Kur fëmijët mësojnë përmendësh Kuranin dhe janë të etur për ta kujtuar fjalët e Allahut dhe bëjnë gara në të, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

7. Kur fëmijët kujdesën për prindërit e moshuar në shtëpitë e tyre, dhe jo ti dërgojnë ata ne shtëpitë për përkujdesje, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

8. Kur muslimanët ndalojnë çka do që janë duke bërë, 5 herë në ditë, vetëm për të falur namazin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

9. Kur motrat tona e sakrifikojnë shfaqjen e bukurisë së tyre vetëm për hirë të Allahut dhe mbajën hixhabin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

10. Kur lotët nuk ndalen duke rrjedhur nga sytë e besimtarëve dhe i dëgjon ata duke qarë, burra, gra, fëmijë duke lutur Allahun ti falë ata, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

11. Kur ne i ndihmojmë njëri-tjetrit, e shpërndajmë selamin mes njëri-tjetrit, përqafojmë njëri-tjetrit, madje edhe kur nuk njifemi me njëri tjetrin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

12. Kur jeni i motivuar nga një kauz Islame, je gjithmon në gjendje ti shërbesh Allahut, dhe me vullnet jep zemrën dhe mendjën për të, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

13. Kur ne e dojmë njëri-tjetrit për hirë të Allahut, dhe e vizitojmë njëri-tjetrit për hir të Allahut, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

14. Kur ne i rëspiktojmë dijetarët tanë, bëmjë lutje për Imamat tanë, dhe butësisht mësojmë nën këmbët e tyre, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

 

15. Kur në jemi të prikur derisa dëgjojmë për Profetin tonë (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe sa shumë do të dëshironim që ai të ishte në mesin tonë, dije se ende ka hajër në këtë Umet.

 

Më duhet ta ndërpres këtu se zingjiri është aq i gjatë sa jeta jonë... por pas kësaj, a mund të kesh ndonjë dyshim se ende ka hajër në këtë Umet?

 

Perktheu: Hekruan Hajdari




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Musliman E marte 31 Janar 2012 7:17

    Ne shume shkrime jane disa gabime qe shkrimet jane pa burim, se nga kan ardhe kush e ka shkrue apo emri i autorit eshte ne munges shume, inshaAllah tjera here nuk perseritet.

    Reply

  • Per Muslimanin E marte 31 Janar 2012 8:47

    Autori eshte me pseodonimin Abu Productive Muhamme Faris - Founder of www.productivemuslim.comhttp://productivemuslim.com/there-is-still-khair-in-the-ummah/

    Reply

  • Jeton E mėrkure 1 Shkurt 2012 8:41

    Hajri po shihet!

    Reply

  • Dashnori E enjte 9 Shkurt 2012 0:00

    Realisht ky eshte hajri qe ne shikim te par mund te duket simbolik por eshte e pa mohueshme se pesha e cilesive te lart cekura eshte shum e madhe ato jan hiq me pak se bazamentet e vetedies e ndergjegjies se paster.Por keto atribute mos te na bejn te ndihemi superior pershkak te periudhes ne te cilen jetojm periudhen e Dies,njohuris,Teknelogjis e kapitalizmit vlen te ceket fakti se ne vendim-marrjet politike e veqmas ekonomike pak degjohet zeri i ummet-it dukshem ne sy te botes ka rene prespektiva e ummetit ndoshta pershkak te proekupimeve tona dytesore te cilat sot na kan len te ndar ne bindje e sekte te ndryshme duke harruar parimet kryesore te fese te cilat na bejne bashk.Hajri i vertet do ndodh kur 1.5 miliard Musmiman te jen te bashkuar drejt qasjeve te rrafshe me te larta boterore.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve