Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Gjuha amtare mė afėr fėmijėve tė diasporės

Ėshtė promovuar edhe zyrtarisht projekti “Gjuha Ime”, i cili ka pėr qėllim mėsimin bazik tė gjuhės amtare dhe zhvillimin e njohurive tė pėrgjithshme pėr fėmijėt tanė, nė veēanti pėr ata nė diasporės.

E mėrkure 1 Shkurt 2012 21:46

Zyrtarë të institucioneve këtë projekt e vlerësuan si shumë të rëndësishëm, duke e quajtur adresë të përgjithshme për fëmijët jo vetëm në diasporë, por edhe fëmijëve që jetojnë në Kosovë, pasi që atyre u mundëson të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi.

Me rastin e lansimit të projektit, ministri i Diasporës Ibrahim Makolli tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme në gjetjen e formave dhe modaliteteve të ndryshme për të qenë sa më afër fëmijëve të cilët jetojnë jashtë Kosovës, për t’ua mundësuar atyre që ta mësojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

“Ministria e Diasporës është në përpjekje të gjetjes së formave dhe modaliteteve për të ofruar sa më afër fëmijëve tanë ku do që janë mundësitë për mësimin e gjuhës amtare. Në këtë kuadër përpos pjesës fizike dhe përkrahjes së arsimit plotësues ku do qoftë në diasporë, po përpiqemi që edhe përmes formave të tjera tash që mundëson teknologjia informative, t’ju ofrojmë sa më tepër mundësi për mësimin e gjuhës amtare dhe jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe, por të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë publikim ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia, Bujanovci dhe Presheva dhe të gjithë njëzëri përgëzuan ministrin Makolli për këtë projekt, siç e quajtën ata, unifikues për të gjithë shqiptarët.

Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i cili përfaqëson shqiptarët nga Lugina e Preshevës, potencoi se atë që nuk arritën ta bëjnë para dy javësh në Preshevë dhe Bujanovc, po e finalizojnë në Prishtinë.

“Ky takim i sotëm dhe promovimi i faqes së internetit është pikë së pari moment i volitshëm që atë që nuk e arritëm para dy jave në Preshevë e Bujanovc ,ta bëjmë këtu dhe shpresojmë që së shpejti ta bëjmë edhe në Ulqin, Preshevë e Bujanovc. Kjo e drejtë nuk mund të kontestohet por ne duhet të jemi këmbëngulës. Këto 22 vite kam pas shumë kontakte me diasporën tanë dhe e di se edhe atëherë kur kemi pasuri probleme të mëdha këtu të komunikojmë, diasporën e kemi pasur të përbashkët, në çdo veprim dhe aktivitet”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, lansuan një spot, i cili i kushtohet në përgjithësi diasporës.

Ndryshe, ky projekt i Ministrisë së Diasporës është i pari nga institucionet përmes të cilit mësohen dhe zgjerohen njohuritë për gjuhën amtare. Është një projekt që mësimi i gjuhës jo vetëm që është i lehtë, por është edhe argëtues për fëmijët. Faqja (gjuhaime.com), ngërthen në vete informata të ndryshme mbi gjuhën, kombin, historinë dhe gjeografinë e shtetit të Kosovës, si dhe lojëra, fletore pune, abetaren, e shumë gjëra tjera të dobishme për zhvillimin e njohurive tek fëmijët. /Kosovapress/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve