Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Ministri Kuēi priti studentė nga Universiteti Amerikan i Romės


E premte 1 Mars 2013 17:01

Rreth 30 studentë të Universitetit Amerikan të Romës, të shoqëruar nga profesori James Walston, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë ku janë pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Në fjalën e tij para studentëve nga Roma, ai foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në arritjen e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian. Ministri Kuçi u fokusua në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, investimet e huaja, bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

Siç tha ai, Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në drejtësi dhe këtë së pari e ka filluar duke krijuar një infrastrukturë të mirë ligjore, me standarde ndërkombëtare dhe ka krijuar institucione që merren me luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Ai tha që punë më e madhe mbetet të bëhet tani nga institucionet përkatëse në implementimin e tyre.

Ministri Kuçi vlerësoi lartë punën e institucioneve ndërkombëtare siç është EULEX, Zyra e BE-së, Ambasada Amerikane dhe shumë institucione tjera të cilat mbështesin fuqishëm punën e përditshme të institucioneve të Kosovës.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kuçi tha se qëllimi i këtij dialogu është arritja e një marrëveshje, e cila do të ishte e dobishme jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por do të sillte stabilitet për tërë rajonin.

Ministri Kuçi ka folur edhe për sfidat që ka Kosova përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, ku ka përmendur pengesat që i bëhen në rrugën drejt anëtarësimeve në institucione ndërkombëtare nga shtete të caktuara.

Në fund, studentët kanë shtruar pyetje për Ministrin Kuçi ku kanë shprehur interesimin për tu njoftuar më shumë për situatën politike, ekonomike, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, infrastrukturën ligjore, integrimet, privatizimin dhe investimet e huaja

 



Ministri Kuēi priti studentė nga Universiteti Amerikan i Romės

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 7 = ?