Por tregohuni të kujdesshëm nëse konsumoni pije të tilla në mëngjes apo në drekë, sepse shumë lëngje përmbajnë kafeinë.
Sipas një lajmi të “Mayo Clinic” bëhet e ditur se shkaku i dhimbjeve të kokës, përzierjeve apo lodhjes së përjetuar gjatë ditës është sasia e tepërt e kafeinës. Ju duhet të ndaloni pak nëse konsumoni më shumë se 500 miligramë kafeinë në ditë.
Me përhapjen e shpejtë të pijeve energjike është rritur shqetësimi sa i përket konsumimit të kafeinës. Akademia Pediatrike Amerikane sugjeron konsumimin e 100 miligramë kafeinë në ditë nga të rinjtë.
Ja pijet dhe sasia e kafeinës që përmbajnë:
Kafeja: 30 mililitër e kafesë ekspres të pirë në lokal përmban 40-75 miligramë kafeinë, ekspresët e njëjtë pa kafeinë përmbajnë 0-15 miligramë kafeinë. Një filxhan kafe normale përmban 95-200 miligramë kafeinë, ndërsa një filxhan me kafe turke përmban 50-60 miligramë.
Çaji: Një filxhan i madh me çaj të zi (240 mililitër) përmban 14-61 miligramë kafeinë, çaji jeshil 24-40 miligramë ndërsa çaji me limon 5-10 miligramë.
Pijet e tjera: Megjithëse disa pije të gazuara nuk përmbajnë kafeinë, një kanoçe “Coca Cola” përmban 30-40 miligramë, ndërsa një kola dietike përmban 38-47 miligramë kafeinë.
Pijet energjike: Në shishen më të preferuar të pijeve energjike mund të gjejmë 76-80 miligramë kafeinë. Krahas kësaj, në një pije energjike të përhapur shumë në vendin tonë dhe Amerikë, “Red Bull”, gjendet 207 miligramë kafeinë në 60 mililitra. /Start/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull