Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Rinia nė krizė!

Ta ndėrrojmė programin e jetės qė na ėshtė sulmuar prej shumė viruseve. Tė instalojmė programe antiviruse!

E hėne 8 Shkurt 2010 23:56

Leximi dëmton rëndë budallallëkun.

Rinia sot po jeton në një zbrazëti shpirtërore. Ajo ka energji, por po e shpenzon kot. Sheh rini pa të ardhme. Bëjnë jetë të çastit, leje më të sot për sot - që thonë disa. Kanë pak moral, flasin shumë, e asgjë s’thonë. Edhe ato fjalë që flasin, i kane: sharje, mallkime, hajgare etj. Pra, aq sa dinë, flasin. Shkojnë në shkollë, sikur duke shkuar në dasmë. Bile në dasmë, njerëzit dërgojnë dhurata. Me një fletore në xhep, të gjitha lëndët i përzien. Shqip, matematikë, biologji e kimi etj., i bën meshavinë - si thoshin përpara tek ne. Ashtu si i kanë të përziera lëndët, ashtu edhe trurin e kanë të ngatërruar. Secila lëndë duhet ta ketë një fletore. Të mos flasim për libra. Ato janë mjete të “luksit”! Çanta nuk marrin me veti. Kjo për është një kategori të nxënësve. Disa marrin çanta, po nuk mbajnë libra e fletore. Ata marrin mjete të ftohta, për t’i qëruar hesapet në mes veti.

Shkolla duhet të jetë arena ku duhet të ballafaqohen dijet me argumente. Shkollat duhet të pastrohen nga këto mbeturina. Policia duhet të jetë më vigjilente në këtë drejtim. Duhet të krijohet një siguri e brendshme nëpër shkolla. Rrugaçëve STOP, duhet t’ju thuhet nëpër oborret shkollore.

Vajzat. Shkollën nuk e llogarisin si vend të arsimimit dhe edukimit. Për to, shkolla është një mundësi për largim nga shtëpia. Shkollat sot kanë filluar të marrin rolin e vendeve ku bëhet sfilat, ku secila vajzë shtyhet me tjetrën se, cila po e ka fustanin më të shkurtër, cila po ekspozon lakuriqësinë më shumë; disa të tjera kush po koloritë fytyrën më mire etj.. Çantat e vajzave: librave, fletoreve e lapsave po ia zënë vendin shminkat.

Fenomeni që është shumë brengosës është dashuria e fëmijëve! Po, po e fëmijëve. Të bën të qash e të qeshësh kjo situatë. Sheh të rinj e të reja duke i shprehur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Çudi kjo e madhe. A thua ku është defekti?! Në këtë drejtim nuk qëndrojnë hiç më mirë as prindërit e tyre. Sot rrjeti kabllor, e ka shtuar sasinë e serialeve amerikano-latine. Prindërit dhe fëmijët i shikojnë këto seriale bashkë, ashtu siç mblidhen njerëzit afër shporetit në kohë të ftohta. Pra, fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Sëmundja është shumë e rëndë. Shoqëria jonë shqiptare ka defekt në “motor”.

Sa më shumë të shtohen kafiteritë, aq më shumë rritet niveli i papunësisë. Njerëzit duhet të gëzohen kur fillojnë të mbyllen kafiteritë! Ata që zgjohen në mëngjesë, shkojnë në punë, nuk kanë mundësi të shkojnë në kafiteri. Pra, kafiteritë janë simbol i papunësisë tek ne. Aty ku konsumohet alkooli me të madhe. S’ka bereqet, aty ku vjen era alkool.

Organizohen “party”. Thirrje për shfrenim. Thirrje për amoralitet. Thirrje për anarki. “Hajdeni në party!”, bëhen njoftimet. Llojlloj këngëtari vjen, i bëjnë të çmenden të rinjtë e të rejat. Mesazhet e këngëve bëjnë thirrje për çdo gjë, vetëm për mirë jo.

Disa tema u shfaqen. U identifikua diagnoza. Sëmundja do shëruar! Çdo gjë është krijuat në çift. Pra, ka sëmundje, ka edhe ilaç. Rinia duhet t’i kthehet leximit, mësimit studimit. T’i largohet rrugës. Ta fillojë me kuptua jetën. Pse jemi krijuar dhe a kemi përgjegjësi para Zotit?

Vajzat duhet të kenë preokupim dijen dhe edukimin, e jo trendin e modës! Prindërit t’ia bëjnë “block” serialeve. Fëmijët të mos kujtojnë për dashuri, po për lodra dhe libra. Për ta dashuria, është mollë e ndaluar! Edhe nëse shkohet në kafiteri kur zgjidhje tjetër s’ka, pse të mos zhvillohen biseda për jetën, për punë të dobishme, e jo për krime. Në vend se të shkohet në “party” për të vrarë kohën, pse të mos shkohet në ndonjë kurs të gjuhëve të huaja, të informatikës etj., duke ruajtur kohën të ndërtohet e nesërmja?

Ta ndërrojmë programin e jetës që na është sulmuar prej shumë viruseve. Të instalojmë programe antiviruse!

Porosia e parë për ju lexues është: Leximi dëmton rëndë budallallëkun!

Pra, filloni të lexoni. Dhe vetëm të lexon: ky është hapi i parë drejtë suksesit!

O Zot! Na bëj që të përfitojmë dije të dobishme! Amin!

 

Faton Zharku/zgjim.org/




Komentet

Ky artikull eshte komentuar 12 here
  • linda E marte 9 Shkurt 2010 0:09

    po me pelqen shume,Allahu ju shperbleft!!!!!

    Reply

  • lule E marte 9 Shkurt 2010 14:21

    eshte nje tekst me shume domethenie dhe shume e kuptueshme per te rinjte :

    Reply

  • S .BARDHI E marte 9 Shkurt 2010 19:30

    Plotsisht pajtohem me qutorin edhe pse te gjith jemi te pajtimit mirpo inshalla vjen edhe fillimi i ndonje pune te mbar se nese vazhdon kshtu edhe disa vjet do na denoj edhe gjaku i deshmorve qe dhan jeten per shqiptari dhe kultur shqiptare e jo per nje rini pa kultur the pa fije turpi e marre selam.

    Reply

  • ramadan sahiti E mėrkure 10 Shkurt 2010 20:48

    Allahu te shperbleft o vlla me XHenet se krejt kto qa po i thu une imendoj dhe itham vetes per kto gjera por tjetr kujt skam kujt tjathem se nime kjo rini jan ba si te pir ne kok ose te droguar ashtu shkojn ose ma mir si pa sy edhe pa vesh vazhdojn deri sa te rroken ne ndonje shtyll e tju dhem koka .edhe njeher ALLAHU JU SHPERBLEFT ME XHENETIN FIRDAUS.

    Reply

  • Fisnik E mėrkure 10 Shkurt 2010 23:07

    ahhh bre rini e mjer keni dal fare ket.... un jam i pajtimit te kti leximi ja vlen ta lexosh.

    Reply

  • E enjte 11 Shkurt 2010 16:13

    ju lumte po inshallah e lexojne te rinjt

    Reply

  • emiri E premte 12 Shkurt 2010 9:26

    ALLAHU XH. SH . te shberbleft per ket tem shum domethense , inshalla rinia vedisohet ,

    Reply

  • emiri E premte 12 Shkurt 2010 22:08

    per gjdo smuje ka ilaq ..... ilaqi i kesaj smuje eshte msimbesimi neper shkolla ..........

    Reply

  • selam alejkum E diel 14 Shkurt 2010 12:43

    Allahu ju shperbleft me xhenetin firdows.Allahu ju ruajt.per ket tem te mrekullueshme.Na bet me lot.Selam alejkum

    Reply

  • roni E hėne 15 Shkurt 2010 19:35

    Desha ta komentoj shkrimin e autorit ,por duhet nje studim me ithell gje qe nuk besoj qe e ka ber edhe autori i shkrimit se pari eshte nje gjenerat e cila ka kalue nje periudh shume te veshtir te femijeris dhe rinise me skamje ,lufte etj.Keto kan ndikue edhe ne ngritje dhe edukim sepse te gjith kemi dale me trauma te mdha nga lufta e fundit,sigurishte shumica jan shume te edukuar pr ka edhe te atille si ne te gjitha shoqerit qe kan probleme,perspektive ne vendlindje nuk shofin ,shofin per qdo dite veprime jo te mira edhe nga te vjetrit ku mendoj se gjenerata e vjeter eshte shume me teper fajtore ekziston edhe konflikti i gjeneratave,por ajo qe me se shumti nuk pajtohem me autorin eshte pershkrimi i te rejave ne shkolle ku me teper eshte pershkrim i nje shpie publike nuk eshte e sakte shok.

    Reply

    Replike nga: ronit - E mėrkure 17 Shkurt 2010 0:18
    nuk e di pse dikujt i dhem e verteta , kurse e pa verteta njemend dhemb .
  • Kosovar E marte 16 Shkurt 2010 1:53

    ketu tek ne ne perendim shkon e gjitha ndryshe, qdo kush duhet ti kete gjerat e nevojshme per shkoll, ne shkollen ku jam une 20 or nese i ke ta paarsyeshme te largojn nga shkolla, ose nese don e vazhdon veq me pas qdo or qe mungon pa arsye kushton 40 €, kemi ligje te renda ne, por mundohemi ti respektojm, sepse ne vendin ku jam une ka me te vertete shume te huaj dhe ata gjithmone bejne diqka, shpesh vin pa qanta,libra fletore etj...por ne Kosov puna qendron ndryshe,,,,,suksese rinis KOSOVARE !!!!

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve