Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Simpozium: “Mehmet Akif Ersoy – Poet i civilizimit tonė”


E mėrkure 10 Mars 2010 19:01

 

Nën moton “Mehmet Akif Ersoy – Poet i civilizimit tonë”, të premten, më 12.03.2010 në Hotelin Grand në Prishtinë do të fillojë punimet simpoziumi shkencor për personalitetin e Mehmet Akif Ersojit.

Në këtë simpozium, që do të zhvillohet në dy seanca të njëpasnjëshme, do të publikohen kumtesa dhe studime nga intelektualë dhe studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Serbia.

Disa nga temat që do të trajtohen në këtë simpozium do të jenë: “Shqiptarët në Fletët (Safahat) të Mehmet Akif Ersoj-it.”; “Perceptimet e Imperializmit sipas Mehmet Akif Ersoj”; “Vizioni i civilizimit të Mehmet Akif Ersoj-it”; Reflektimet e Mehmet Akif-it në Ballkan”, etj.

Në fund të këtij simpoziumi do të mbahet gara e leximit të Himnit Kombëtar (Marshi i Pavarësisë) me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave fillore të mbarë Kosovës.

Simpoziumi fillon nga ora 10:00 me kumtesën e parë për të vazhduar kështu me kumtesat tjera deri në ora 16:45 pas të cilave do të mbahet gara e lartpërmendur.

Simpoziumi njëditor organizohet nga Agjensioni Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).

 

Blerim Halili




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 8 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve