Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

10 fjalėkalimet mė tė pėrdorura tė internetit pėr t’u shmangur


E mėrkure 27 Janar 2010 21:01

 

Dhjetë fjalëkalimet më të përdorura në ueb u zbuluan si një pjesë e një analize të dhjetëra miliona llogarive interneti.

Imperva, një firmë sigurimi të dhënash, tha se kishte analizuar rreth 32 milionë fjalëkalime që ishin ekspozuar në një piratim të fundit në faqen ueb të RockYou.

Në Dhjetor të vitit të shkuar një pirat çau bazën e të dhënave të faqes së kompanisë dhe përftoi lejehyrjeje në emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e pakoduara të të gjithë 32 milionë përdoruesve të saj.

Pas studimit të çarjes së sigurisë Imperva doli me një listë të fjalëkalimeve më të përdorura, të cilët përdoruesit e ueb faqes duhet t’i shmangin.

“Çdokush duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kombinimi i fjalëkalimeve të dobët në botën e sotme të sulmeve kibernetike të automatizuara: me vetëm mundin minimal, një pirat mund të marrë lejehyrjen e një llogarie të re çdo sekondë– ose 1000 llogarive çdo 17 minuta”, tha Amichai Shulman, shefi i oficerëve teknikë të Imperva.

“Nëpunësit që përdorin të njëjtët fjalëkalime në Facebook me ata që përdorin në vendin e punës sjellin mundësinë e vënies në rrezik të sistemeve të ndërmarrjeve me fjalëkalime të pasigurt, sidomos nëse përdorin fjalëkalime të lehtë për t’u thyer si ‘123456’”, shtoi ai.

“Problemi ka ndryshuar shumë pak gjatë 20 viteve të fundit. Ka ardhur koha për çdokënd ta marrë seriozisht sigurinë e fjalëkalimeve; është një hap i parë i rëndësishëm në sigurinë e të dhënave.”

 

Dhjetë fjalëkalimet më të përdoruara të analizuara në studim ishin:
1. 123456
2. 12345
3. 123456789
4. Password
5. iloveyou
6. princess
7. rockyou
8. 1234567
9. 12345678
10. abc123

 

/krokodili.com/





Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 6 here
  • RINQEEEEEEEEE! E mėrkure 27 Janar 2010 22:11

    po si po duket po duka me bo pass auhwudwahduahuduha per mos me mujt me HACK

    Reply

  • ex E enjte 28 Janar 2010 20:29

    hahaha 987654321 :p

    Reply

  • rrezik :O E premte 29 Janar 2010 13:55

    3 fjalkalime qe jan qetu i perdori une hahaha

    Reply

  • oneleader E shtune 30 Janar 2010 15:02

    haah pasi i jem eshte interesant :D

    Reply

  • deniz E diel 31 Janar 2010 21:07

    une e perdori nje nga keto fjale kalime

    Reply

  • shkurteza E shtune 6 Mars 2010 22:13

    hahahah gjitheqka beni veq mos i perdorni keto fjalkailme per inati te hakerave......une per veti pasword-in e kam ,,,,,jojo spo e trgoej se tani e kane edhe ma leht me gjet hahahahha

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve