Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

10 sekretet e njė martese tė lumtur

Edhe pse mund t’ju duket e vėshtirė, ju mund ta arrini lumturinė dhe harmoninė e munguar nė familjen tuaj.

E diel 14 Nėntore 2010 14:44

 

Një martesë e lumtur është ëndrra e të gjitha çifteve të ditëve të sotme. Ç’është e vërteta realizimi i kësaj ëndrre kërkon pak durim dhe shumë sakrifica.

Edhe pse mund t’ju duket e vështirë ju mund ta arrini lumturinë dhe harmoninë e munguar në familjen tuaj duke treguar pak kujdes ndaj detajeve të vogla.

 

Ja dhjetë sekretet e një martese të lumtur:

1. Kërkoni harmoninë në martesë. Përpiquni të takoheni në pikat tuaja të përbashkëta ose të bëni gjërat që ju pëlqejnë si shkuarja në kinema, teatër apo ndonjë aktivitet tjetër.

2. Mos harroni se ndryshimet në martesë janë një pasuri më vete. Respektoni mënyrën, karakterin dhe pikëpamjet ndryshe të partnerit. Përpiquni të mësoni nga njëri-tjetri.

3. Bëni pak durim. Jepini partnerit tuaj mundësinë e përmirësimit të gabimit dhe gjetjes së rrugës së drejtë në rastet kur vëzhgoni një gabim të tij.

4. Tregohuni tolerantë. Përpiquni t’i analizoni ngjarjet edhe nga pozicioni i bashkëshortit . Në këtë mënyrë ju do të kuptoni më mirë ndjenjat dhe mendimet e tij.

5. Shprehini partnerit (partneres) dashurinë duke e shikuar në sy dhe duke i thënë “të dua”. Mos kini turp të shfaqni ndjenjat tuaja ndaj bashkëshortit edhe gjatë bisedave të zakonshme të përditshme.

6. Kur të hidhni një shikim mbrapa dhe të analizoni mosmarrëveshjet dhe kritikat tuaja ndaj bashkëshortit përpiquni të shtoni reagimet pozitive ndaj atyre negative. Mos harroni asnjëherë që nuk ka martesë pa diskutime. E rëndësishme është të mos kaloni kufirin.

7. Jepini pak kohë partnerit të riparojë gabimin e bërë në rastet kur ju ka ofenduar.

8. Mos i ashpërsoni kritikat duke u bërë më agresiv. Po ashtu edhe në rastet kur ju kritikon bashkëshorti mos u përpiqni të mbroheni menjëherë siç bëni vazhdimisht. Prisni pak dhe mundohuni të kuptoni dëshirën dhe kërkesën e tij(saj).

9. Ashtu siç dini të falni partnerin edhe ju kërkoni falje në rastet kur gaboni. Mos i hiperbolizoni kot diskutimet më të thjeshta. Moskomunikimi dhe ngelja e hatrit për një kohë të gjatë largon partnerët nga njëri-tjetri.

10. Shpreheni kënaqësinë tuaj qoftë dhe me gjëra të vogla. Këtë gjë bëjeni në mënyrë të qartë dhe sa më të sinqertë. Mos harroni se falënderimi nuk dëmton njeri. /Start/Aisa Kokiçi/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 5 here
  • albani E premte 19 Nėntore 2010 18:31

    po nuk ka nevoj komente ne kete tem tash me kjo eshte tem e cila per mendimin tim eshte ba ks jo vetem ne te shkruar po edhe praktike ma ska ma njeri ks edhe fmija klas 1 po e din qka eshte dashurija e ku e di un qka eshte pse nuk e din per martesen ama shkruni diqka ma interesante ju kisha lut e jo mo per dashuri se kjo nuk lyp shkoll shum po perkushtimi duhet te jet nive kur te martohesh kjo eshte e tera jo me romanc me u merr shum e shum se nuk jem francez na po shiptar shiptarka me romanc nuk e don jeten ju pershendes shum a

    Reply

  • Mehdi E marte 30 Nėntore 2010 12:50

    Keshillat ishin shume te qarta dhe te mira si per francezet por edhe per shqiptaret. Ato persona qe skane nevoje por i dijne keto keshilla le te mos i marrin parasysh por jam i bindur qe gjithkush ka nevoje per ti aplikuar keshillat e urta te autores.

    Reply

  • klead E hėne 7 Nėntore 2011 21:48

    keshillat jane te qartaa po nuk sherbejneee per mua te pakten gjithsesi flm : :***********

    Reply

  • nita E marte 15 Nėntore 2011 17:49

    Si cdo here ne shqiptaret i dime te gjitha, por sa i praktikojm eshte qeshtje tjeter. keshillat ne dukeje duken te thjeshta por ne esenc jane gogja te medha dhe jo aq te lehta per ti praktikuar. E kush i praktikon e sheh se autorja kishte te drejt.

    Reply

  • shkurta E premte 2 Dhjetor 2011 21:41

    ne ja shprehin ate qe ndjejm por sa jon ata te sinqert me ne se , per qdo dite mi thon nje mashkulli tdu tdu tdu

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve