Yahoo! është themeluar më 1 mars të vitit 1995 nga Jerry Yang dhe David Filo. Me këtë rast themeluesit kanë shkruar edhe tekstin (http://events.yahoo.com/yahoo15/) me të cilin urojnë ditëlindjen kompanisë së tyre dhe i hedhin një vështrim të shkurtër Yahoo-së sot. Disa vite me radhë Yahoo ishte një prej destinimeve dominante në Internet, dhe emër të cilin shumica e kishte si sinonim të e-mail adresës dhe kërkimit në Internet. Edhe pse kohët e fundit Yahoo nuk është as përafërsisht aq dominante si dikur dhe madje përmes marrëveshjes me Microsoftin merr edhe shërbime të kërkuesit Bing të tij, edhe më tutje bëhet fjalë për një prej adresave më të njohura në Internet. Sot Yahoo punëson diç më pak se 14000 njerëz, ndërsa të hyrat e përgjithshme në vitin 2009 i kishte gati 6,5 miliardë dollarë. Yahoo është me ne tashmë 15 vjet dhe gjykuar në bazë të 600 milionë shfrytëzuesve që ka do të jetë edhe për një kohë të gjatë.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)