Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

18 aksidente trafiku vetėm gjatė 24 orėve tė fundit

Tė lėnduarit janė nga komunat; 1 nga Malisheva, 1 nga Gjakova, 1 nga Peja, 3 nga Skėnderaj, 1 nga Prishtina, 9 nga Fushė-Kosova dhe 1 nga Drenasi.

E enjte 11 Mars 2010 14:35

 

Si pasojë e reshjeve të borës, vështirësive në komunikacion dhe ngricave, janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. Vetëm në 24 orët e fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka pasur 18 raste që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga QKUK. Të lënduarit janë nga komunat; 1 nga Malisheva, 1 nga Gjakova, 1 nga Peja, 3 nga Skënderaj, 1 nga Prishtina, 9 nga Fushë-Kosova dhe 1 nga Drenasi.
Të gjithë të aksidentuarve u është dhënë ndihma shëndetësore nga ekipi i mjekëve kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ndihmës së parë mjekësore, disa nga të lënduarit janë transferuar për mjekim të mëtejmë në repartet dhe klinikat tjera të QKUK-së, thuhet në këtë komunikatë të QKUK-së. Muajve të fundit, janë shtuar rastet e aksidenteve. Në muajin janar, ka pasur 312 raste që kanë kërkuar ndihmën si pasojë e aksidenteve në trafik, përderisa në muajin e shkuar ka pasur 299 raste.
QKUK-ja, përkatësisht Qendra Emergjente e QKUK-së, apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë vozitjes në komunikacion, në mënyrë që mos të vie deri tek aksidentet.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 7 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve