Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

20 mije amerikane pėrqafojne Islamin cdo vit


E hėne 12 Dhjetor 2011 21:43

Në një raport mediatik të bërë publik pak kohë më parë, jepen të dhëna befasuese lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, që tregojnë se një numër i madh amerikanësh përqafojnë Islamin çdo vit.

Sipas raportit të publikuar nga gazeta ‘Mearif’, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, në këto dhjetë vite është shënuar një rritje të konsiderueshme e amerikanëve që përqafojnë Islamin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për marrëdhëniet islamo–amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafuan Islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë fenë islame, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.

Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh bëri të njohur se bazuar në disa studime dhe hulumtime të kryera së fundi: “Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Al Kaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.

Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” e cila ka deklaruar se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi më i madh i botës islame./dritaislame/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve