U desh ardhja e kësaj ekspertize që të dalin në dritë edhe të dhëna të tjera, ku përmendet qitja me plumba nga arma e komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prenda.
Laboratori i Kriminalistikës në Tiranë, kishte zbuluar që në mars të vitit të shkuar se disa prej plumbave të gjendura brenda territorit të kryeministrisë ishin nxjerrë nga arma e Prendit, megjithëse nuk u zbulua dot përputhshmëria e armës me predhat, megjithëse gëzhojat përputheshin.
Hetuesit e kriminalistikës shkuan deri në këtë pikë dhe më pas u tërhoqën. Misteri i këtyre hetimeve u zgjidh përfundimisht, pasi Prokuroria shqiptare dërgoi materialet hetimore për ekspertizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur përveç predhave u dërguan edhe dy pistoleta, ajo e Ndrea Prendit si dhe e shoferit të tij, Margarit Kume.
Dy armët kishin anomali dhe kjo ishte arsye pse u dërguan në SHBA. Në vendin e ngjarjes u gjetën 11 gëzhoja që ishin qitur nga pistoleta me numër P52796Z, në përdorim të Prendit, armatim i tij personal. Megjithatë, i akuzuari nga Prokuroria nuk ka pranuar të ketë qëlluar atë ditë me armën e tij. /Start/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull