Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

25 vjetori i pėrkthimit tė Kuranit nė gjuhėn shqipe


E shtune 1 Maj 2010 14:27

 

Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, të premten mbrëma në shtëpinë e kulturës së Prizrenit u shënua 25 vjetori i përkthimit të parë të plotë të Kuranit në gjuhën shqipe nga ana e akademikut kosovar Pof. Dr. Feti Mehdiu. Para audiencës, me kumtesat e tyre, u paraqitën: Dr. Mehmet Halimi, Nexhat Ibrahimi, Mr. Sadik Mehmeti, Emine Vezaj dhe Mr. Jahja Hondozi, të cilët përkthimin e parë të plotë të Kuranit e trajtuan nga disa aspekte, si: historiku dhe tentimet e para për ta përkthyer Kuranin në gjuhën shqipe, sfidat e lektorit, raporti mes gruas shqiptare myslimane me Kuranin, universaliteti i Kuranit, paraqitja e përkthimit të Kuranit në mediat kosovare të kohës, etj.

Të pranishmit në sallën e kulturës së Prizenit patën rastin të dëgjojnë edhe fjalë rasti nga vetë përkthyesi i Kuranit, Prof.Dr. Feti Mehdiu, ish kryetari i Bashkësisë Islame, Jetish Bajrami (në kohën e të cilit edhe u bë shtypja e Kuranit në gjuhën shqipe) si dhe të kryetarit të KBI-së në Prizren, Lutfi Ballëku.

Të pranishëm në tribunën shkencore ishin edhe shumë figura nga jeta politike, kulturore dhe fetare, të ardhur nga qytetet e tjera të Kosovës.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve