Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

33% e shkurorėzimeve nė Britani pėr shkak tė rrjetit Facebook


E marte 3 Janar 2012 14:27

Facebook ështl cituar në 33% të rasteve të shkurorëzimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo bëhet fjalë për vitin 2011: statistika është rritur nga 20% që ishte në vitin 2009.

Facebook është duke u fajësuar si një arsye, ose një fakt, kur bëhen shkurorëzime. Në vitin 2011, 33% e peticioneve përmbanin emrin e rrjetit shoqëror; kjo paraqet një rritje nga viti 2009, kur vetëm 20% u përmend rrjeti Facebook

Rezultatet sollën një studim të bërë nga uebfaqja Divorce-Online: rasti i parë në dhjetor të vitit 2009 dhe një ndjekje në dhjetor 2011. Në të dy rastet, 5,000 peticione ishin kërkuar nga uebfaqja.

Arsyet më të njohura ku Facebook ishte cituar nuk kishin ndryshuar. Ato ishin pothuajse të gjitha të lidhura me sjelljet e caktuara me anëtarët e gjinisë së kundërt. Ja top tre arsyet:

1. Porositë e papërshtatshme tek anëtarët e gjinisë së kundërt.

2. Bashkëshortët e ndarë duke postuar komente të pakëndshme për njëri-tjetrin.

3. Miqtë në Facebook duke raportuar veprime të bashkëshortëve.

Për krahasim nga kjo, rrjeti Twitter u paraqit vetëm në 20 peticione si pjesë e deklaratës për veprimet, duke nënkuptuar që ky rrjet mund të fajësohej vetëm për 0.4% të rasteve./pcworldalbanian/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Beni E marte 3 Janar 2012 17:13

    Mos postoni kesi rrenash une jetoj ne britnani qdo dit e lexoj gazetat dhe i ndegjoj lajmet nuk ka asnje informat qe ka te bej me shkurorizimin si shkaktar te jet fb. as nuk ka pas kesi statistika, jan rrena te njerzve qe nga vetvetja i bajn nuk ka asnje hulumtus qe ka ba statistika te tilla. kjo eshte rren e MADHEEEEEE....ma mir postoni diqka te hajrit e leni keto dallavere pa asnje prov vetem te postojm se kinse fb.kjo eshte dallaver,rren ska te bej asgje me realitetitn e britanis se njerzit ketu as qe kan koh me hy me jav te tera ne fb.e ju thoni shkaktar i shkurorizimit ppfffff ...aj qe ka shenu kete eshte ma shum se KATASTROF....

    Reply

  • Sejdi Raci E marte 3 Janar 2012 18:06

    E keqja e facebook i ka godite edhe myslimanet fatkeqsisht, Allahu na ruajte nga dredhite e shejtanit te mallkuare, e ti Beni mos u ngute se mesazhi eshte faqe serioze dhe hulumton lajmet e perdithsme, ti nuk mund te ndegjojsh informacione sa nje web-faqe qe eshte staf i ter, facebook eshte nje nder teknologjite me te shemtuara, menyra me e mire per me e perdore per shkak te popullarizimite eshte me ba postime islame ne te, dhe mos me hy online dhe mos me ja kthy askujte letrat qe ti dergojne perveq komenteve publike.

    Reply

  • Agron E mėrkure 4 Janar 2012 14:53

    Selam alejkum, Vella Beni nuk po te njoh kush je, po edhe une jetoj ne Angli, Londer dhe rregullisht rruges ka kthehem prej pune ne tren e lexoj shtypin anglez. Nuk don te thote qe ti nuk e ke pare kete artikull ne gazeta se nuk ekzston. Ky artikull i publikuar ne Mesazhi.com ka qene i publikuar ne mediet britanike, pikerisht ne gazeten DailyMail. Po ta dergoj edhe linkun e artikullit online si reference.http://www.dailymail.co.uk/femail/article-2080398/Facebook-cited-THIRD-divorces.htmlAllahu i shperbleft keta vellezerit e portalit Mesazhi.com se po kontribojn shume edhe pse ndonjeher nuk pajtohem me disa artikuj qe i publikojn por prap se prap, une them ate qe vellau Sejdi e ka thene me lart se Mesazhi eshte portal serioz dhe kam bindje qe i verifikojn informatat para se ti publikojne.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve