4 Shkurti është Dita Botërore e luftës kundër kancerit. Kjo ditë synon të informojë dhe të vetëdijësojë njerëzit mbi mundësitë që kanë për parandalimin dhe kurimin e kancerit.
“Ne llogarisim se 40% e të gjitha llojeve të kancerit, në planin global, mund të parandalohen”, deklaroi David Hill, president i Unioni Ndërkombëtar kundër kancerit.
Kjo organizatë bën të ditur se çdo vit 12 milionë njerëz preken nga kanceri, kurse 7.6 milionë të tjerë vdesin nga kjo sëmundje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se motoja e ditës së sotme për kët vit është “Edhe kanceri mund të parandalohet”. Në mesin e masave për parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit janë mospërdorimi i duhanit, ngrënja në mënyrë të shëndetshme, ushtrimet fizike, kufizimi i përdorimit të alkoolit, kufizimi i ekspozimit ndaj diellit si dhe masa të tjera si vaksinimi apo kontrollet e rregullta mjekësore. /rel/
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Mr. Bashkim Aliu
Dr. Mustafa Bajrami
Ubejd Gashi
Mexhid Yvejsi
Reklama 228 x 90.png)
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Mr. Ardian Ramadani
Faik Miftari
Behxhet Jashari
Adem Avdiu
Reklama 228 x 90.png)
Informacion i mire. Do ti propozoja Redaksise tuaj sinqerisht te respektuar qe nese e shihni te arsyeshme dhe te mundur qe ne rubriken Shendetesi te trajtoni lloj lloj tema per shendetin e njeriut duke filluar nga dhimbja e kokes etj etj etj. Ju falenderoj per mirekuptimin.