Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

50 persona nėn arrest, synonin konvertimin e muslimanėve nė krishterizėm


E premte 1 Mars 2013 18:42

Autoritet e sigurisë Libianeze kanë arrestuar 48 krishterë egjiptianë, të dyshuar për përpjekjet për ti kthyer në krishterizëm muslimanët libian në qytetin lindor të Bengazit.

"48 tregtarë që punonin në tregun e Bengazit janë arrestuar në bazë të raporteve të aktiviteteve të dyshimta", ka thënë burimi për AFP, në kushte anonimiteti.

Ai tha se ata janë gjetur në posedim të një sasie të Biblave, tekste inkurajuese për konvertim të krishtërimit, imazhet e Papa Shenuda, simboli i të krishterëve koptike të Egjiptit. Është vërtetuar se asnjë nga mjetet e gjetura nuk ishin për përdorim personal.

Një zyrtar lokal, ndërkohë, tha se grupi i njerëzve të arrestuar janë duke u trajtuar mirë, dhe do të dëbohen nga vendi pas një hetimi mbi emigracionin ilegal.

Katër persona të huaj - egjiptian, Afrikano Jugor, Koreanojugorë dhe suedez me një pasaportë amerikane - u arrestuan në Bengazi në mes të shkurtit, nën dyshimet se ishin duke u përpjekur për të kthyer muslimanët në të krishterë.

Që nga revolucioni i vitit 2011 i cili rrëzoi Moamer Kadafin, ka pasur tendenca të të krishtërve për të ktheyer në krishterizëm muslimanët. Kjo është bërë përmes formave të fshehura, si dhe përmes misioneve gjoja se humanitare.

mesazhi/

 



50 persona nėn arrest, synonin konvertimin e muslimanėve nė krishterizėm

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 7 = ?