Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

99 Emrat e Bukur tė Allahut

Njė libėr i ri nė fillim tė Vitit tė Ri nga Mexhid Yvejsi.

E hėne 25 Janar 2010 20:11

 

Nga: Faik MIFTARI

 

Këto ditë, saktësisht në fillim të vitit të ri, janar 2010, doli nga shtypi libri më i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, libri me titull: ”99 Emrat e Bukur të Allahut”.

Për neve është e njohur, e përfolur, e përmendur, e përshkruar, 99 emrat e bukur të Allahut, apo si njihet edhe ndryshe në origjinal në gjuhën arabe ”Esmaul-Husna”, disa sosh që janë si p.sh.:Allah, Rrahman, Rrahim, Gafar, e kështu me rradhë, autori Mexhid Yvejsi në këtë libër të ri, e paraqet me bukuri dhe me një vlerë të lartë artistike, 99 emrat e bukur të Allahut, në formë të vargjeve poetike, në të cilin e jep përkthimin e çdo emri të bukur të Allahut në shqip, duke i përshkruar edhe nga disa atribute të Allahut për çdo emër të Tij. Me të vërtetë, veçoritë e çdo emri të Allahut autori i ka përshkruar vetëm në nga një strofë të vetme me shtatë vargje, i cili e bën librin të kapshëm, të lexueshëm, të lehtë, të kuptueshëm, për secilin shtresë lexuesish, qoftë nxënës, student, intelektual, akademik, plak apo i ri. Do t’ia kisha preferuar për lexim lexuesit, meqë që nuk iu merr shumë kohë dhe gjatë leximit do të përjetojë, kënaqësi, frymëzim me 99 emrat e bukur të Allahut.

Në parathënien e librit, autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, përveç tjerash, jep një pasqyrë të emrave të Allahut në Bibël dhe Kur’an. Në Bibël emri i Zotit përmendet 6823 herë. Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilin u shkrua Bibla, për fjalën Zot, në origjinal është përdorur termi Elohim. Elohim, Elah, dhe El janë tre emra më të vjetër, më të hershëm të Zotit, që janë shkruar në Bibël.

Për 99 emrat e bukur të Allahut, për vlerën dhe rëndësinë e tyre, flet edhe ajeti kur’anor :”Allahu ka emrat më të bukur, prandaj Atë thirreni ma ta” (El-Aëraf,180).

Për rëndësinë e emrave të bukur të Allahut kemi edhe thënien profetike të të dërguarit të Allahut, Muhammedit (a.s.): ”Allahu i ka nëntëdhjetë emra, njëqind pa një, Ai është tek dhe e do tekun. Ai që numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në xhennet. Allahu është Ai, përveç të cilit nuk ka adhurim tjetër”.

Autori paraqer renditjen e të gjitha emrave të bukur të Allahut, 99, në origjinal dhe në përkthim, duke nisur nga emri i parë, më i njohur, më i përmendur, më i shkruar, më i cituar, më i lexuar, më i kënduar, Allah (Zot), dhe përfundon me emrin e 99-të Sabur (Durimtar).

Poeti turk Husamettin Postoglu në librin e tij me poezi të titulluar ”Lulet duke lulëzuar” për rëndësinë dhe vlerën e poezisë përveç tjerash thotë: ”Pa marrë parasysh cili do shkrimtar, për të prezantuar një ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe për të përpiluar një roman apo novelë, poetit për të përshkruar një ngjarje i nevojiten vetëm disa strofa. Mjeshtëria e poetit është se me sa më pak strofa të jep porosinë lexuesit të vet. Theksi i një poezie të një poeti është më i fortë se romani i një shkrimtari”.

Ndërsa autori Mexhid Yvejsi për rëndësinë dhe vlerën e poezisë thotë: ”Unë mendoj se poezia është ajo që ndriçon errësirat më të thella të shpirtit të trazuar. Poezia nuk kërkon kohë për t’u shkruar e as për t’u lexuar...! Poezia është, sikur vetëtima, ka mjaft dritë, për t’na çelë sytë...! Allahu është Dritë, Dritë mbi Dritë.”

Një veçori tjetër e autorit është se të gjitha emrat e Allahut (99) i ka përshkruar në formë poezish nga një strofë e vetme e përbërë nga 7 vargje, ku në çdo strofë të emrit të Allahut katër vargjet e para përsëriten, ndërsa në 3 vargjet tjera jep atributet e Allahut me një vlerë të posaçshme artistike poetike.

Sa për ilustrim në këtë prezantim të librit do të veçoja 3 emra të Allahut nga gjithsejtë 99 emra të bukur të Allahut.

 

1. ALLAH

(Zoti është një)

 

Allahu është Zoti

Zoti është Një,

S’ka zot tjetër

Përveç Tij.

Këtë të vërtetë secili njeri

Duhet ta kuptoi, duhet ta di.

Për me pas dritë, ardhmëri.

 

57. EL-HAMID

(Falënderuesi)

 

Allahu është Zoti,

Zoti është Një,

S’ka Zot tjetër

Përveç Tij.

Ai është Hamid, Falënderues,

Për çdo gjë që ka krijuar

Vetëm Ai është i merituar.

 

63. EL-KAJJUM

(Përjetëshmi)

 

Allahu është Zoti,

Zoti është Një,

S’ka zot tjetër

Përveç Tij.

Ai, vetëm Ai është i Përjetshëm,

Ne të gjithë jemi të përkohshëm

Sado me qenë të devotshëm.

 

 

Në përfundim të këtij prezantimi të librit, do të mbes borxh lexuesve nëse nuk i ceki disa shënime biografike për autorin.

Mexhid Yvejsi lindi më 13 Korrik 1950 në Gjakovë, në Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze.

Që nga mosha e hershme rinore është marr me lexime, studime, shkrime, hulumtime. Shkrimet e tij janë të ndryshme, me tematikë politike, historike, letrare, fetare, kulturore, ai është studiues i veçantë i feve (religjioneve), ndërsa kurora e tij e vlerave artistike është poezia dhe rimimi i vargjeve poetike, poashtu karakterizohet edhe me një specifikë të veçantë letrare, rimimi i rreshtave të shkruara në shkrime madje edhe në prozë.

Ka shkruar mbi 25 libra, shumica autoriale, por ka edhe përkthime nga gjuha angleze. Libri “99 Emrat e Bukur të Allahut” është libri i 13-të i botuar i autorit, shkrimtarit, studiuesit, poetit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova.

 

 

 

 

 

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 10 here
  • muslimani gjakove E mėrkure 27 Janar 2010 19:54

    i nderuari Faik Miftari ju falendrojme per postimin e ketij lajmi ne mesazh.com .Ama nje gje duhet qe te jete e ditur per lexuesin e nderuar se une e kam pasur librin ne dore dhe perkthimet e disa emrave te Allahut xh.sh jane dhene gabimisht , ate mundet qe ta beje vetem mexhid yvejsi i cili nuk konsulton asnje Hoxhe sepse veten e quan studiues i religjioneve ,ky studiues i religjionve me fakulltet te anglishtes neve ne Gjakove na na mbyti me mendimet dhe iluzionet e tij.

    Reply

    Replike nga: Gjakovari - E premte 29 Janar 2010 20:56
    Muslimani i Gjakoves me vjen pak turp nga ju,sikeni mundesi te shprehuni ashtu!! apo po e mar r prap vehten me te mirė. sepse nuk po e njifket dijetarin eminint t ekohes pe rta e permendur ermrine tij,simbas mendimit tim,dhe simbas emucioneve te disave,duhet te marrin avdes e te flasin pe r et njeri te ndriquar,Allahu ja ndriqoft mendjen e tij,dhe e ndriqoft ne qdp lėmi dhe e ndriqoft dhe i dhasht vullnet ne punen etij,e ju i nderuar mos e keqperdorni ket njeri me shum vler, aj ka ndriquar shum snede,shum errėsira ika ndriquar
    Replike nga: Edi - E shtune 30 Janar 2010 15:08
    Po edhe ti kujdes vlla musliman mos ja rrit dereqet ne at shkall sa se meriton, njerz me pejgamber skan pas nevoj me marr abdest kur kan nejt me to edhe pse jan kan ma te dashurit e Allahut e ti pom thu mu, duet me marr abdest me fol me te,tujtu Zotit edhe kujdes qka po flet se nshirk bjen ashtu subhanAllah keh kush keh, kujdes abdesti mirret viq me adhuru Allahun s.w.t dhe asgje tjeter, Selamu Alejkum.
  • safet E mėrkure 27 Janar 2010 21:42

    Pergezime per librin

    Reply

  • el muxheddid H.J.RR E shtune 30 Janar 2010 14:50

    Titulli i mire ndersa librin se kam lexu mirpo nga kta rreshta qe i lexova hasa ne disa gabime spari Allahu ika ma shume se 99 emera jo vetem 99, sdyti emeri Allah nuk perkethehet Zot por i ADHURUAR se per fjalen Zot ne gjuhen arabe ekeziston shprehja Rabb...e shfrytezoj rastin qe autorit tju drejtohem me nje pyetje pse zotri argumentoheni me citate biblike ne librat e juaja kur dihet cart se librat hyjnore para Kuranit jane te shtremberuara dhe Kurani mjafton si argument per cdo ceshtje?!!e permbylli me thenjen e famshme:men tekeleme fi gajri fenihi gjae bi agjaibihi.

    Reply

  • geni-itlali E diel 7 Shkurt 2010 18:59

    selamu alejkum vellezer te dashur.un si vella kisha pas deshir qe ti shoh vellezerit e mi musliman qe te mos bijen ne kundershtim si rastin qe e pash ma lart.vellau yn e ka ba nje liber.kjo asht veper e mire allahu e shperbleft.nese asht ba per zotin ateher ska qysh neriu me ba gabime apo ndryshime se mesigrui e njeh friken e allahut edhe kjo na majfton qe te mos mirremi me me studime se a e ka ba mire apo keq.ne kohen e pigemarit ton te dashur muhamedeit a.s.v.s muslimanet e kan desht vellaun e tyre si vetveten kam ndegju raste qe edhe e kan desht ma shum se vetveten.ashtu duhet me bejm edhe ne, vallahi un frigohna qe nuk do te ket xhenet per neve nese e ku dershtojm njani tjetrin.pse vall duhet te grindemi,pse nuk mujm me u ul ehde me bisedu si vellezer musliman a e dojm zotin a jo???

    Reply

  • jusuf E mėrkure 17 Shkurt 2010 8:02

    All-llahu ju shperbleft per mundin inshAlla vetem perpara me literatur islame selamu alejkum

    Reply

  • Meti E marte 28 Shtator 2010 18:08

    Allahu eshte vetem nje edhe ai e ka emrin ZOT, mos i perzieni emrat e njerezve me te zotit...

    Reply

  • mozi E hėne 25 Tetor 2010 14:38

    Allahu na ka ber krijesen me te bukur se gjedo gje tjeter ne bote, Allahu eshte nje

    Reply

  • antigona E enjte 11 Nėntore 2010 5:05

    kam ndegjuar nga hoxha omer bajrami qe ne mes 99 emrave te allahut 21 nuk jan te vertet.E sidomos emri al darr- demsjellesi,sepse ky emer nuk eshte i shkruar ne hadith te vertet e as ne kuran, por ne nje nga hadithet e dobeta te nje njeriu,i cili pas vdekjes se pejgamberit per here te pare i ka renditur .Ju lutem me tregoni ne hollesi dhe nese nuk jan ata 21 emrat e vertet cilet jan ata .

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve