Zyrtarët e kësaj të fundit, thonë se SHIK-u, si shërbim informativ i afërt me PDK-në, është ende duke funksionuar.
Javëve të fundit, sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, aktiviteti i SHIK-ut është shtuar dukshëm si në përcjellje e përgjime, po ashtu edhe në propagandë.
Deputeti i subjektit politik Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha për Radion Evropa e Lirë se ky shërbim i fshehur i Partisë Demokratike është ende duke funksionuar.
“Në seancën e fundit iu kam drejtuar edhe opinionit edhe Kuvendit, e sidomos atyre që kanë nxjerrë këso temash në opinion, që të mos e lodhin opinionin e Kosovës dhe opinionin shqiptar me këso temash dhe të mos i ngarkojnë institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin Kosovës, me tema dhe çështje të shërbimeve sekrete. Përderisa kjo po vazhdon të ndodh, akoma edhe një herë rikonfirmoj që SHIK-u është aktiv”, u shpreh Selimi.
Mirëpo, këto deklarata i ka hedhur poshtë shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së Adem Grabofci.
Shërbimi Informativ ka një datë të veprimit të vet dhe ka datën e përfundimit.
Ai deklaroi se tashmë dihet qartë data e fillimit dhe e përfundimit të punës së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
“Shërbimi Informativ ka një datë të veprimit të vet dhe ka datën e përfundimit. Do të thotë, janë deklaratat kur ka filluar së vepruari dhe kur ka deklaruar se ka përmbyllur veprimtarinë. Prandaj këtu mendoj se çdo gjë është e qartë në ketë drejtim”, theksoi Grabofci.
Në qershor të vitit 2008, shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli, kishe shpallur përfundimin e aktiviteteve të këtij mekanizmi.
Shuarja zyrtare e SHIK-ut ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si një kusht i domosdoshëm për t’i lëshuar vendin strukturës së re të inteligjencës së Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Ditë më parë, deputeti Bekim Haxhiu, publikisht kishte deklaruar se Albin Kurti duhet të japë sqarime deri më 9 shkurt për disa takime me serbë, dhe korrespodenca me vajzën e një ish-ministri të Sllobodan Millosheviqit.
Pas kësaj deklarate, deputeti Rexhep Selimi, javën e kaluar foli në Kuvend duke iu përgjigjur “ultimatumit” të deputetit të PDK-së.
Qeveria dhe SHIK-u kanë nxjerrë sërish edhe agjentët në skenë për të bërë presione e shantazhe ndaj qytetareve dhe personaliteteve.
“Qeveria dhe SHIK-u kanë nxjerrë sërish edhe agjentët në skenë për të bërë presione e shantazhe ndaj qytetareve dhe personaliteteve. Ne nuk flasim me gjuhë spiunesh e agjentësh, madje nuk flasim fare me ta. Por ne, kemi një mesazh për Qeverinë dhe për SHIK-un, të cilët po bashkëjetojnë në pushtetin me vota të grabitura: Nëse mendoni se mund t’i bëni dikujt presion e ta shantazhoni me afatizime, e keni gabim. Nëse doni që t’i frikësoni të tjerët me presione, prapë e keni gabim, s’ua ka frikën kush. Por nëse doni ta mbani pushtetin dhe ta ndërroni me njëri-tjetrin postin kryeministrit, prapë e keni gabim, tashmë është tepër vonë për ju”, pati deklaruar Selimin në njërën nga seancat e Kuvendit.
Nuk është hera e parë që në Kosovë shpërthen debati për shërbimet informative, ndërkohë që partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën se përmes shërbimeve të tilla janë përfshirë në veprime kriminale.
Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar haptas se kanë qenë anëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Kryetari i partisë me të madhe opozitare Isa Mustafa, ka kritikuar të hënën partinë në pushtet se “me infiltrimin e SHIK-ut në institucione si në Kuvendi i Kosovës, po i shantazh deputetëve”.
Sipas Mustafës, këto veprime janë të papranueshme, që SHIK-u të kontrollojë institucionet dhe të krijojë klimë mosbesimi në mesin e qytetarëve në vend.
Edhe Burim Ramadani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se çfarëdo rrjete dhe struktura të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë, përveç Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, janë ilegale dhe kriminale.
Ai fton prokurorinë e shtetit që të merret me hetimin e asaj që thuhet se ekzistojnë shërbime të fshehura të partive politike në vend.
“Këto debate janë dëshmi e fuqishme se shërbimet e tilla nuk kanë përfunduar, pra nuk janë shuar, dhe kjo e vërteton edhe raportin e Komisionit Evropian, në Raportin e Progresit, që thotë se partitë politike kanë rrjete të sigurisë. I bëj thirrje prokurorisë që të merret me këto raste, sepse edhe më tutje po e dëmtojnë funksionalitetin e shtetit”, u shpreh Ramadani.
Aktualisht, në Kosovë, i vetmi institucion legal i shërbimit informativ është AKI-ja.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të zbulojë, hetojë dhe mbikëqyrë kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës.
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull