Një valë e menjëhershme të ftohti e dëbore ka përfshirë Europën qendrore e atë lindore, duke shkaktuar gati 40 viktima, bllokime trafiku e ndërprerje të energjisë elektrike.
Zyrtaret po pergjigjen me masa qe nisin nga hapja e strehave te perkohshme e deri tek shperndarja e çajit te nxehte, me vemendjen e perqendruar sidomos tek te moshuarit dhe te pastrehet. Kjo pjese e Europes nuk eshte e pamesuar me te ftohtin, por ngricat aktuale pasojne nje periudhe te gjate moti relativisht te bute. Te shumte jane ata qe kane mbetur te shokuar nga zbritja e menjehershme e temperaturave qe ne disa zona mberriten te henen ne minus 20 grade Celsius. Njerezve u eshte bere thirrje te shmangin me sa te jete e mundur daljen neper rruge.
Policia ne Varshave ka kerkuar per te pastrehe per t'u siguruar qe nuk do te ngrijne nga i ftohti dhe ne disa vende, neper stacionet e autobuzeve jane vendosur ngrohese. Por ne Ukraine, pavaresisht angazhimit te autoriteteve, 18 vete humben jeten nga hipotermia e brenda tre ditesh, gati 500 te tjere kane kerkuar ndihme mjekesore.
Viktimat e tjera te te ftohtit te madh jane regjistruar ne Poloni, Serbi, Bullgari e Rumani. Zyrtaret çeke vendosen te ngrenë në Pragë tenda për gati 3.000 te pastrehe. Ererat e fuqishme u bene shkak per mbylljen e portit kryesor te Bullgarise ne Detin e Zi, ate te Varnes, e po keshtu, pas reshjeve te medha te debores eshte mbyllur edhe nje autostrade qendrore qe kalon nga Bullgaria, ne Greqi e Turqi.
200 fluturime te Turkish Airlines nga aeroporit Ataturk i Stambollit jane anulluar, ndersa Pallati i Sporteve ne qytet, eshte shnderruar ne vendstrehim te perkohshem per te pastrehet. Temperaturat ne provincat turke kufitare me Armenine mberriten gjate nates ne -25 grade Celsius./tch/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull