Kriza e rëndë e varfërisë në Maqedoni më së shumti po rëndon familjet sociale, të cilët në kushte minimale kalojnë jetën e tyre duke arritur që ti sigurojnë vetëm se gjërat elementare të jetesës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) në Maqedoni janë mbi 70 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti.
“Jam vetë i pesti në shtëpi dhe gati se shtatë vite marrë 2.600 denarë ndihmë në muaj. Asnjëherë nuk më kanë thirr për ndonjë vend pune, edhe pse disa herë jam interesuar. Unë nuk e dij se a ka më keq edhe në Afrikë se sa tek ne, sidomos ne rastet sociale”, rrëfen për agjencinë e lajmeve INA, Rrahman Idrizi nga Hasanbegu i Shkupit, një nga viktimat e këtij erozioni social që ka përfshirë mbi 70 mijë familje me ndihma “absurde” sociale në Maqedoni.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) për familjet sociale ndanë për çdo muaj ndihmat që duken absurde. Kjo ministri ka edhe nivelet e përcaktuara për të gjithë qytetarët që përfitojnë ndihmën sociale.
Sipas rregullores së MPPS-së, një person pranon ndihmë sociale prej 1.521 denarësh, familja dy anëtarëshe prej 1.967 denarë, familja tre anëtarëshe 2.505 denarë, familja katër anëtarëshe 3.220 denarë dhe familja pesë anëtarëshe merrë ndihmën prej 3.756 denarë. Të gjithë ata që shfrytëzojnë ndihmën sociale më shumë se pesë vite, pranojnë për 20 për qind më pak ndihmë sociale, pra në çdo shumën e mësipërme i hiqen nga 500 denarë. Lartësia e të drejtës së ndihmës sociale vërtetohet me përqindjet e posaçme që krahasohen me rrogën mestare mujore të një punëtori në Maqedoni. Një familje me katër anëtarë shfrytëzon 28 për qind të rrogës mesatare, ndërsa përqindjet janë më të vogla për familjet me më pak anëtarë.
Por familjet sociale theksojnë se as që i planifikojnë këto para që i vijnë, por vetëm mbulojnë një harxhim apo zgjidhin një hall të vogël, duke blerë barëra apo gjësende më të nevojshme për fëmijët e tyre. “Po, çka të planifikosh, kur i merr dy mijë denarë, dhe këtë shumë nëse e përpjesëtojmë atëherë i bie që familja ime katër anëtarëshe i ka për nevoja vetëm 50 cent apo 30 denarë në ditë. As edhe bukën s’mundem me mbulu, e leje më të mendoj për gjëra të tjera siç janë rryma dhe gjërat e tjera ekzistenciale”, thekson Ali Ramiu, një rast tjetër social nga Kumanova, i cili megjithatë që ka shkollën e kryer të mesme, ai prapë se prapë thotë se nuk i është ofruar asnjë ndonjë punë.
Sipas shifrave zyrtare në Maqedoni ka mbi 344 mijë të papunë. Deri tani masat aktive qeveritare për punësim nuk kanë ndikuar aspak nuk uljen e trendit të papunësisë dhe varfërisë. Armata e të papunëve gjithnjë ka mbajtur kuotat e njëjta, duke mos pësuar ndryshime, ndërsa një gjeneratë e tërë gati se njëzet vite është e evidentuar në entet sociale apo entet për punësim.
Ministria po bën përpjekje për rritjen e ndihmës
Zëdhënësja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Erzana Jakupi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se kjo situatë është reale dhe ministria e tyre gjithnjë ka bërë përpjekje për të rritur ndihmën sociale. Sipas saj, deri tani nuk ka ndonjë nismë konkrete për të rritur ndihmën sociale, mirëpo ajo nuk përjashtoi që kjo çështje të ndodhë gjatë periudhës së ardhshme. “Ministria bën përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes sociale/statusit social të të gjithë qytetarëve , duke përfshirë posaçërisht shfrytëzuesit e ndihmave sociale”, ka theksuar zëdhënësja Erzana Jakupi.
Para për buste historike e jo për realitetin social
Eksperti i çështjeve ekonomike Hamit Aliu vlerëson se kryeministrit aktual Nikolla Gruevski nuk i intereson gjendja sociale e qytetarëve, por projekte të mbrapshta të së kaluarës, të cilat realizohen me paratë e popullit. “Ironia më e madhe ka të bëjë me shpenzimet që bëhen në skulptura dhe buste apo në çështjet e historisë , ndërsa lihen anash dhe nuk ka interes për mirëqenien ekonomike që është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme”, ka theksuar profesori i USHT-së, Hamit Aliu. Ai ka propozuar që sa më shpejt të hartohet një plan strategjik i Qeverisë për ndryshimin e fotografisë sociale në Maqedoni. (INA)
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)
selamalejkum allahu ju ndimofte valla se shumme keq me urrnu me 50c ne dit . lutnu te allahu inshalla allahu ju ndimofte vec ai a edi mas mir allahu ju nadimofte selamalejkum jam nga kumanova .