Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Agani : Projektligji pėr sigurime shėndetėsore do tė procedohet pėr miratim nė Qeverinė e Kosovės nė shtator

Mungesa e Ligjit pėr sigurime shėndetėsore po e vėshtirėson edhe mė shumė gjendjen e pacientėve, punėn e stafit mjekėsor nė QKUK, por edhe nė spitalet rajonale

E mėrkure 17 Korrik 2013 5:04

Kosova vazhdon të mbetët vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore. Projektligji për sigurime shëndetësore ka qenë i gatshëm qysh vitin e kaluar, mirëpo me sugjerimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, miratimi i tij është shtyrë për periudhën pas miratimit të ligjit të shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka pohuar për Kosovapress se projektligji për sigurime shëndetësore do të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës në shtator.

 

Agani, ka potencuar se për këtë qëllim më 22 korrik në Kosovë vjen një delegacion i Bankës Botërore për të diskutuar lidhur me projektligjin për sigurime shëndetësore, duke shprehur bindjen se ky ligj do të miratohet pas pushimeve si në Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe në parlament.

 

“Grupi i punës i cili do ta shqyrtojë edhe një herë draftin përfundimtar është formuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Unë kam punuar në këtë draft dhe kam pasur negociata të drejtpërdrejta me FMN-në dhe BB-në. Më 22 korrik vjen një delegacion i BB-së që të diskutojmë për projektligjin për sigurime shëndetësore dhe jam shumë optimist që ne në shtator do të jemi të gatshëm që këtë projektligj ta procedojmë në qeveri e mandej edhe në Kuvendin e Kosovës.”, ka pohuar ai.

 

Mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore po e vështirëson edhe më shumë gjendjen e pacientëve, punën e stafit mjekësor në QKUK, por edhe në spitalet rajonale.

 

Mjekët tregojnë se vetëm në Institutin e Onkologjisë, brenda një dite trajtohen mbi 130 pacientë, ndërsa shpjegojnë se trajtimi i sëmundjeve malinje në Kosovë, pacientit i kushton 300 euro vetëm për një muaj, e që duke ditur standardin në të cilin po jetojmë, vështirë që mund të përballohet një gjendje e tillë.



Agani : Projektligji pėr sigurime shėndetėsore do tė procedohet pėr miratim nė Qeverinė e Kosovės nė shtator

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 7 = ?