Euroskepticizmit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskisë fundmi i është kundërpërgjigjur lideri i BDI-zë, Ali Ahmeti. Në një konferencë me gazetarë, ku u shtrua edhe iftari, ai theksoi se Maqedonia “patjetër të vazhdojë rrugën e
integrimit dhe se BE-ja dhe NATO janë rruga jonë e vetme”.
Në pyetjen nëse ka informata se si do të votojë Maqedonia në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve për rezolutën serbe për Kosovën, lideri i BDI-së tha se kjo votë duhet të jetë kundër. “Pa dilemë se Maqedonia duhet të votojë kundër. Me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, kjo çështje veç më është e njohur”, ka thënë ai.
Gjatë këtij brifingu me gazetarë, Ahmeti theksoi se gjatë viteve 1995/96 është folur për ndarjen e Maqedonisë, por përsëri në vitin 2001 kishte ofertë për ndarje, por ai nuk e ka
pranuar.
“Sipas kësaj oferte, Zajazi tani do të ishte Shqipëri, por unë nuk jam i interesuar për
harta të reja, por jam i interesuar të jemi gjithë të barabartë, dhe ju jeni dëshmitarë për këtë. Gjatë bisedave edhe unë e kam paraqitur konceptin tim, se ky vend është i imi, dhe ky shtet është i imi. Pra, mua më brengos që të mos ketë rryma të ndryshme të iniciojë ose të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike që do të sjellin deri në ndarje”, ka shtuar ai./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull