Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Ai me ministra, unė me presidentė

Njohja e 88-tė pėr Kosovėn e ka pėrplasur nė distancė kryediplomatin serb Vuk Jeremic, me zėvendėskryeministrin e Kosovės, Behgjet Pacolli.

E hėne 20 Shkurt 2012 9:04

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë se njohja nga Uganda nuk i ka ardhur Kosovës, pasi nota verbale nuk ka ardhur përmes diplomacisë së Kampalës.

"Kjo më është thënë direkt nga Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Okello Oryem", ka thënë Jeremic.

Sipas tij, me Ugandën, Prishtina ka vepruar ngjashëm si me Nigerinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, që gjithashtu, sipas tij, nuk e njohin Kosovën.

Pacolli i ka quajtur deklaratat e zyrtarit serb si disfatiste, që vijnë nga një njeri i cili nuk mundet asnjëherë të kapërcejë ministrat e jashtëm.

“Jeremici gjithmonë ka lobuar te ministrat dhe s`ka shkuar më larg. Njohja e Ugandës ka ardhur e nënshkruar prej Presidentit, sikurse edhe krejt njohjet që kanë ardhur prej presidentëve në vendeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli për “Express”.

“Ai është duke bërë një luftë të madhe kundër neve dhe gjithmonë ka pasur disfata të përditshme. Ku ka shkuar në raport me mua, ka pasur disfatë, e edhe prej prezencës sime në Kombet e Bashkuara e më tutje. Por, s’e kam ndërmend të merrem me te”, ka thënë Pacolli.

Nota verbale nga Uganda është publikuar në Prishtinë, nga Zyra e Pacollit, në katërvjetorin e shtetësisë, në të cilën Presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni, shkruan se shteti i tij u bashkohet vendeve të tjera që e kanë njohur Kosovën.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve