Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Personalitete

artikuj
 

Ajredin ef. Morina (1955-2011)

Ishte student i parė nga Kosova qė u regjistrua Fakultetin e Studimeve Islame nė Sarajevė, dhe ka pas nderė tė dėgjojė dhe tė ndjek ligjėratat tek profesori Hysein Xhozo, njė dijetar boshnjak me pėrmasa botėrore.

E enjte 5 Janar 2012 14:15

 

Shkruan: Faik MIFTARI

Ajredin ef.Morina u lind më 22 dhjetor 1955 në Mamushë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Mamushë, medresen e mesme ”Alauddin” e kreu në Prishtinë në vitin 1976. Një vit vazhdoi studimet në Fakultetin e Filozofisë drejtimi i orientalistikës. Me hapjen e Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë në vitin 1977, u regjistrua në këtë fakultet dhe ishte student i parë nga Kosova që u regjistrua, dhe se ka pas nderë përveç tjerash të dëgjojë dhe të ndjek ligjëratat edhe tek profesori Hysein ef. Xhozo, një dijetar (alim) boshnjak me përmasa botërore. U diplomua në Fakultetin e Studimeve Islame me 5 janar 1982. Po ashtu edhe gjatë medresesë pati rast të ishte edhe nxënës i myderrizit (profesorit) të mirënjohur shqiptar Hasan ef. Nahut. Edhe gjatë kohës sa ishte talebe(nxënës), sidomos gjatë ramazaneve, ka kryer praktikën e imamit në fshatrat përreth Mamushës, si në Medvec, Zojz, Sërbicë e epërme. Në ndërkohë regjistroi me korrespondencë edhe Fakultetin e Filologjisë-dega e gjuhës dhe letërsisë turke në Prishtinë në vitin 1996/97 dhe se e përfundoi në vitin 2001 me sukses. Si imam i rregullt nisi të punojë në Prizren në vitin 1981 në xhaminë e Sinan Qatibit (Levishës), pas së cilës kaloi në detyrën e imamit në xhaminë e Terxhuman Iskenderit (Dragoman) gjer në fund të jetës së tij, në kalimin në Ahiret. Gjatë gjithë kohës sa ishte imam, rregullisht ka mbajtur mësimbesimin fëmijëve vite me rrallë. Ka qenë i rregullt në punë dhe i disiplinuar në vaktet e namazeve. Krahas punës si imam, ka qenë edhe profesor me korrespodentë i lëndës së gjuhës turke në Medresenë e Prizrenit, që nga hapja e tij, e gjer në vitin 2001. Gjatë një mandati ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Në vitin 2011 tamam kur do të mbushte plot 30 vjet pune si imam në shërbim të xhematit të vet në xhaminë e Dragomanit në Prizren e kaploi një sëmundje e vështirë dhe e pashërueshme. Gjatë gjithë kohës bëri përpjekje të vazhdueshme për shërim si në vend ashtu edhe jashtë vendit (Turqi), por nuk ja arriti dot, dhe me caktimin e Zotit dha shpirt me datë 13 shtator 2011(ditë e marte) në shtëpinë e tij në Prizren. Lajmi mori dhenë dhe me të madhe u përhap në tërë qytetin e Prizrenit, në Mamushë dhe në rrethinë e më gjerë. Pas përgatitjeve të duhura, të nesërmen u përcoll me nderime gjer në xhaminë e Bajraklisë, në namazin e drekës, xhamia ishte mbushur plot e përplot me kolegë, imamë, hoxhallarë dhe xhemat nga Prizreni dhe më gjerë. Namazin e xhenazes ia fali myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Pas saj kortezhi funeral u nis drejt vendlindjes së tij në Mamushë , dhe u varros në varrezat në vendlindjen e tij, nga i cili i fundit u nda kryemami i Prizrenit Ali ef. Vezaj.

E lus Allahun e madhëruar që hoxhën dhe imamin tonë të nderuar Ajredin ef. Morina ta shpërblejë inshallah me xhenetin Firdevs. Amin!




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Muhidin Ahmeti -Austri E enjte 5 Janar 2012 14:50

    All-llahu e shperbleft me thesarin e pafund te pasurise se Tij te pakufishme te Xhennetit madheshtor per kontributin qe dha ne misionin e shenjte te imamllekut. Nder dhe privilegj me te madh se te jetosh dhe te vdesesh ne kete mision si trashegimtar i Resulullahut s nuk ka. Keshtu perfundoi edhe shpirti i kolegut tone te nderuar Hajredin efendiut. I dergojme lutjet tona te perzemrta All-llahut xh. sh. qe tia shperbeleje mundin e tij. Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjen dhe farefisin e tij. Muhidin Ahmeti -Austri

    Reply

  • Samir Mullafetahu E enjte 15 Mars 2012 14:11

    Allahu e meshirofte hoxhen Ajredin... Allahu ia befte pasardhesit e hajrit dhe te dobishem per ummetin.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve