Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Akademia e Shkencave i jep pergjegjje Hashim Thaēit


E premte 7 Shkurt 2014 8:54

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka reaguar pas debatit në Parlament për mënyrën e marrjes së titullit akademik nga Sinan Hasani e Josip Broz Tito.

 

Sipas Akademisë, ish-udhëheqësi Jugosllav Tito dhe Sinan Hasani janë bërë akademik me propozim dhe votim të Rexhep Qosjes.

 

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi i është drejtuar Sabri Hamitit se si mund të jetë akademik në të njëjtin institucion me Titon e Sinan Hasanin.

 

ASHAK ka sqaruar se është e vërtetë se këta dy ish-fuknsionar të Jugosllavisë mbajnë pozitat e akademikut, por se kjo ngjarje s’mund të kthehet prapa.

 

“Me presion ose pa të, Sinan Hasani dhe Josip Broz Tito janë zgjedhur anëtarë të ASHAK-ut në rrethana të caktuara të kohës, sikundër që Tito është shpallur doctor honoris causa në Universitetin e Prishtinës. Kjo ka ndodhur dhe ndodhia nuk mund të anulohet”, thuhet në njoftim.

 

Lexojeni të plotë reagimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës:

 

Lidhur me disa zëra akuzues, që u dëgjuan në adresë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në debatin për UP-në në Kuvendin e Kosovës më 6.02.2014, Shërbimi profesional i ASHAK-ut jep këtë sqarim për opinion:

 

1. Nga dokumentacioni që posedon Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është e vërtetë se Sinan Hasani dhe Josip Broz Tito janë zgjedhur anëtarë të ASHAK-ut;

 

2. Sinan Hasani është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë në vitin 1983 (i rregullt më 1986), me vizën që i ka dhënë atëherë Seksioni i Gjuhës, i Letërsisë dhe i Arteve, me propozimin dhe votimin e Rexhep Qosjes, së bashku me anëtarët e tjerë (Esad Mekuli, Vukashin Filipoviq, Idriz Ajeti dhe Muslim Mulliqi), dhe votimin në Kuvendin e Akademisë;

 

3. Josip Broz Tito është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë më 26. 12. 1979 unanimisht, me aklamacion, madje në mbledhje që është mbajtur në Institutin Albanologjik (drejtor Rexhep Qosja), e ku merrnim pjesë edhe politikanët: Xh. Nimani, M. Bakalli, D. Ristić, M. Zvicer, B. Oruçi, M. Plakiqi, M. Mustafa. Para kësaj, në vitin 1975, Tito është shpallur doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.

 

4. Rrahman Morina nuk është zgjedhur kurrë anëtar i Akademisë dhe nga dokumentacioni shihet se as që ka pasur ndonjëherë propozim për të.

 

Me presion ose pa të, Sinan Hasani dhe Josip Broz Tito janë zgjedhur anëtarë të ASHAK-ut në rrethana të caktuara të kohës, sikundër që Tito është shpallur doctor honoris causa në Universitetin e Prishtinës. Kjo ka ndodhur dhe ndodhia nuk mund të anulohet.



Akademia e Shkencave i jep pergjegjje Hashim Thaēit

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 7 = ?