“Ekonomia vendore kaloi nëpër sfida të ndryshme, nëpër teste ndërkombëtare, vlen të theksohet raporti i Bankës Botërore ‘Të bësh biznes’, ku Kosova renditet jo në një pozicion të mirë, e po ashtu edhe Raporti i Progresit”, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini.
Shahini thekson se institucioneve të Kosovës i mbetet mjaft punë për të bërë. Sipas tij, duhet të bëhen reforma në sistemin ekonomik dhe atë gjyqësor, pasi që kjo do të shkojë në drejtim, që Kosova të tërheqë më shumë investime.
Sipas statistikave zyrtare, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend kanë qenë 421 milionë euro, në 2008, vit ky kur është shpallur pavarësia, investimet kanë qenë 355 milionë euro, në 2009-ën investimet ishin 310 milionë euro, ndërsa në vitin 2010 investimet kishin rënë në 265 milionë euro.
Në anën tjetër, Agim Shahini theksoi se Aleanca Kosovare e Biznesit, gjatë vitit 2011 ka arritur të promovojë vlerat ekonomike të Kosovës në vendet e rajonit dhe si rrjedhojë e kësaj, ai thotë se kanë arritur ta ngritin eksportin në rreth 2. 5 milionë euro.
Si të arritur tjetër të AKB-së Shahini e ka theksuar edhe punësimin e 1100 qytetarëve.
Ndërkaq, vitin 2012 Aleanca Kosovare e Biznesit e sheh si një vit mjaft të vështirë ekonomik. Ai kërkon angazhim më të madh nga institucionet e Kosovës. (rel)
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull