Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

AKEA shtroi iftar me intelektuale


E marte 31 Gusht 2010 16:56

 

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), përkatësisht Sektori i Femrave pranë tij, në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme në këtë muaj të Ramazanit, shtroi iftar me intelektuale dhe përfaqësuese të jetës institucionale dhe shoqërore.

Ndërsa pas iftarit, të pranishmet patën rastin të ndjekin një program kulturor-artistik në amfiteatrin e Qendrës Kulturore “AKEA” i cili filloi me mirëseardhje dhe falënderim për mysafiret e këtij iftari dhe programi dhe duke përkujtuar dhe lutur për të gjithë të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, që ende s’dihet gjë për fatin e tyre.

Këndimin e disa vargjeve kur’anore e pasoi interpretimi i disa ilahive nga Kori i Medresesë “Alauddin” që ishin përgatitur për këtë program.

Më pas, u mbajt ligjërata me temën “Vlera e agjërimit” nga Rejhane Fazliu Hashani, e cila shpalosi disa nga mirësitë dhe vlerat e shumta të agjërimit, që shënoi edhe përfundimin e këtij organizimi. /B.H./

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve