Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), në vazhdën e nismave dhe aktiviteteve në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, arsimore dhe profesionale, në sallën e konferencave të “Hotelit Grand” në Prishtinë, sot më 01.12.2010 organizoi tribunën me temën “Shëndeti i femrës”, nën moton “Merre kontrollin mbi trupin tënd, zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Kjo tribunë pati në fokus kancerin e gjirit dhe për këtë ligjëruan: Ass. dr. sc. Emine Devolli Disha, radio-onkologe & ultrasoniste; Prof. Gyltene Dërguti, psikologe, dhe Dr. Alije Mustafa Musliu, gjinekologe.
Radio-onkologia ultrasonistja, Emine Devolli Disha përmendi disa dimensione të sëmundjes së kancerit të gjirit, duke e llogaritur si një ndër shkaktarët e vdekjeve sot. Ajo shpjegoi mbi faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ndër faktorët e rrezikut që mund të parandalohen ajo shkoqiti: kujdesin në mos-shtimin e peshës (gratë që ecin më shumë rrezikohen më pak); praktikën e gjidhënies, e cila ndikon pozitivisht në shëndet, përdorimi i alkoolit si ndikuese negative në shëndet, etj. Ajo po ashtu foli në lidhje me terapitë dhe llojet e ndryshme të kancerit, përhapjen multicentrike dhe lokalizimin e tij. Ndër mënyrat e diagnostifikimit të kësaj sëmundjeje, Dr. Devolli-Disha tha se çdo femër mbi moshën 15 vjeçare duhet të bëjë vetëkontroll, në rast të sëmundjes të bëhet ekzaminimi klinik, mamografia native (për moshat mbi 40 vjeç), galaktografia (kur ka sekret nga gjiri), ultrazëri (si metodë themelore diagnostike), citodiagnostika, etj. Ndërsa, ndër këshillat e dhëna veçojmë mospirjen e duhanit (i cili shkakton 80% të kancerit të mushkërive), ushqimin e rregullt, ushtrimet fizike, zvogëlimi dhe menaxhimi i stresit, etj.
Në trajtesën mbi abortin, si temë po ashtu kyçe mbi shëndetin e femrës, Dr. Alije Mustafa Musliu, gjinekologe, shpjegoi mbi shkaqet e abortit, ndër të cilat përmendi infeksionet e ndryshme, aneminë, traumat dhe ngarkesat psikike, etj. Ndër masat parandaluese të abortit Dr. Alije Mustafa Aliu, tha se duhet të bëhet konsultimi me mjekun gjinekolog, ushqyeshmëria të jetë më e mirë 3-5 herë gjatë shtatzënisë sesa jashtë saj (me pemë, perime, lëngje, etj.). Ndërkohë që sot u shënua Dita Ndërkombëtare kundër SIDA-s, ajo foli edhe mbi këtë sëmundje, duke thënë se në botë ka rreth 30 000 vetë të sëmurë nga SIDA. Ajo po ashtu shpjegoi mbi mënyrat e transmetimit të SIDA-s ndër njerëz.
akea tribune 1.png)
Dimensioni psikik i sëmundjes, u elaborua në hollësi nga psikologja Prof. Gyltene Dërguti. “Çdo sëmundje shkakton edhe ndryshime psikologjike për çka është me rëndësi gjendja psikologjike e të sëmurit dhe mënyrat se si të ndihmohet ai. Për ta reduktuar dëmin psikologjik dhe për ta thjeshtëzuar kompleksin e saj, ajo tha se duhet të shtrohet pyetja se a ka jetuar ndokush gjithmonë dhe a ka persona që kanë vdekur edhe pa kancer? Ajo shtoi se jo të gjithë njerëzit e përjetojnë në mënyrë të njëjtë. Ata që diagnistifikohen rëndom e përjetojnë si mërzi, humbje, frikë, pikëllim, depresion, çrregullim gjumi, ushqimi, etj. Ndër faktorët që ndikojnë në gjendjen psikologjike të personit të diagnostifikuar, ajo përmendi kushtëzimin nga ajo se në cilën pjesë të trupit paraqitet sëmundja, ndërsa faktorët tjerë, sipas saj, i atribuohen moshës dhe cilësisë së karakterit të personave të ndryshëm. Një faktor themelor pozitiv që ndihmon tejkalimin e sëmundjes është besimi fetar dhe niveli i lartë i tij, ngase njeriu që beson Zotin, e di se jeta është e ndërtuar mbi sprova, andaj edhe këtë e llogarit si sprovë nga Zoti – tha ajo. Faktorë tjerë qenë: rrethi, familja, stresi (me ndikim negativ), etj. Ajo, duke u bazuar në konceptin e besimit si mënyrë e tejkalimit të sëmundjes, tha se vdekja nuk vjen nga kanceri, ngase vdekja vjen edhe pa të, prandaj atë e shkakton vetëm Zoti. Ndërkohë që ndër teknikat dhe metodat plotësuese për disponimin psikik, psikologja Dërguti, përmendi atë të frymëmarrjes, relaksimit, imagjinatën, takimin me njerëz që e kanë mbijetuar kancerin, lutjen dhe faljen etj... Fundi i kësaj tribune iu dedikua pyetjeve, përgjigjeve dhe diskutimeve mbi çështjet në fjalë.
Ditë më parë (27.11.2010), tribuna në fjalë u mbajt edhe në qytetin e Podujevës, në sallën solemne të Qendrës Tregtare "Beni Dona" nën të njëjtin organizim, nga AKEA, dega në Podujevë.
Vlen të ceket edhe botimi i broshurës për shëndetin e femrës, me temë “Kanceri i Gjirit - Zbulimi i hershëm, mbrojtja më e mirë”, në 5000 kopje, e cila u shpërnda tek të pranishmet por do të shpërndahet edhe nëpër qendrat e mjekësisë familjare. Në fund, të pranishmet patën rastin të shtrojnë pyetjet dhe diskutimet me ligjërueset, me ç’rast u përmbyll kjo tribunë e cila mblodhi mbi rreth 250 pjesëmarrëse.
akea tribune 2.png)
Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), vazhdimisht mban një konstantë të kontributit në ndërgjegjësimin e shtresave të ndryshme të jetës shoqërore, në ngritjen e nivelit të arsimit, vetëdijes, ngritjen dhe përvetësimin e normave të edukatës, avancimin e vlerave të kulturës, etj. Në këtë kontekst, vlen të përmendet tribuna e mbajtur muaj më parë me temën: “Si ta menaxhojmë stresin?”, realizimi i së cilës u imponua edhe në qendra të tjera të Kosovës, për shkak të atraktivitetit, vlerësimit pozitiv, kërkesave dhe preferencave të shumta nga ana e qytetarëve.
Blerim Halili
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 8 hereJu lumte motrave qe i trajtojne keto tema por une skuptoj dot nje gje se cdo fytyra e terezes me grat se ajo ka vdek goce se nuk u martua qe ta kapte kanceri .Dh se dyti motrat muslimane si e ndiejne vehten me prezencen e nje ithtare te katolicizmit. Dhe e fundit o ju motra lindni sa me shume femije qe te mos ju perlaje kanceri ky shte shpetimi prej tij.
Po ku e gjete terezen, kurr nuk u msute me pa realen veq imagjnate, paranoje dhe paragjykime jeni. Nuk arrije te kuptoj kete vetedije te njerezve ne asnje menyre.
nuk eshte fytyra e nenes tereze ,po e nje lokje nga kosova jone ,me siguri nuk e ke pa origjinal pllakaten ,te lutem verifikoje dhe shihe qe ajo eshte nje fytyre e lokes sime apo lokes tende,.......
desha jo replike ,po nje sqarim,per vellaun tone Hasanin,fytyre te nenes terez nuk po shoh askund,po e shoh nje fytyre te nje gjysheje .....perndryshe ju lumte per tribunen..pergezime...
... pajtohem me komentin e hasanit!
Allahu te shperbleft i nderuar Hasan, nuk esht fotoja e Nene Terezes ajo, ndoshta eshte pikerisht foto e ndonje nėne qe ka lindur shume bij e bija ashtu qysh keni perkujtuar ju. Selam alejkum!
Pom vjen keq Hasan po aty nuk ka pas foto te Terezes, ajo plaka ne foto asht gjyshja jeme Raza po tu ka dok nashta.
ju limte AKEA me te vertete jeni te paret. ju lumte vetem vazhdoni keshtu,Zoti ju shperblefte