Ngjarja ndodhi për shkak të përplasjes së automjetit të tyre, një fuoristradë me targa kosovare, me një kamion të parkuar në korsinë e emergjencës. Nga aksidenti kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nënë e bir, Ganimete dhe Olsi Sadedini, 35 dhe 4 vjeç. Viktimat ishin nga Gjilani i Kosovës.
Ata udhëtonin së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të familjes, Ganimet Sabedini dhe vajza e tij Olta Sadedini, të cilët kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi rreth 2 kilometra para hyrjes së tunelit të Kalimashit. Dy të plagosurit janë në Spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit te fuoristradës dhe futja e saj në korsinë e emergjencës. Për pak kohë autostrada Durrës-Kukës është bllokuar si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, por me ndërhyrjen e uniformave blu, trafiku është zhbllokuar./alsat/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereNe pergjithesi drejtuesit e automjeteve ne Shqiperi jane te pakujdesheshem e per kete si duket i kemi marr lakmi. Po cka po nguteni se mberrini boll. Ja keshu dite per dite degjojm per humbje jete dhe kjo jo qe nuk i ben njerzit te arrijn me shpejt, por qe te mos arrijne me kurr.