Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Aksion nga FRI dhe AKEA: “Dora e ndihmės nė muajin e mėshirės”


E mėrkure 8 Shtator 2010 14:20

 

Nën moton “Dora e ndihmës në muajin e mëshirës” Fondacioni i Rinisë Islame (me seli në Zvicër) dhe Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), gjatë këtyre ditëve ndihmuan shumë familje me gjendje të rëndë ekonomike, në prag të Festës së Bajramit.

Në aktivitetin e datës 6 gusht, FRI dhe AKEA bënë shpërndarjen e pakove ushqimore për 100 familje dhe jetimë me gjendje të rëndë socio-ekonomike në fshatin Lubeniq të Pejës, një nga fshatrat më të prekura nga gjenocidi dhe masakrat serbe të luftës së fundit.

Ndëra në aktivitetin e datës 7 gusht, FRI dhe AKEA dhanë 150 pako ushqimore për familjet skamnore nga komuniteti rom dhe ashkali në Fushë Kosovë.

 

 

Po ashtu, në Skënderaj këto dy organizata dhanë pako ushqimore për 250 nxënës të shkollave të mesme nga komuna e Skënderajt me gjendje jo të mirë ekonomike, të përzgjedhur në koordinim me kujdestarët e klasëve të shkollave përkatëse.

Aktivitetet bamirëse të këtyre ditëve u realizuan falë kontributit të Fondacionit të Rinisë Islame dhe të xhematit të xhamisë së këtij Fondacioni në Cyrih, që çdoherë zgjat dorën e ndihmës, për shumë familje të varfra në atdheun e tyre – Kosovë.

Zyrtarë nga FRI dhe AKEA thanë se me këtë aktivitet duan t’i kthejnë sadopak buzëqeshjen fëmijëve, të rinjve dhe familjeve që kanë nevojë më së shumti për dorën e ndihmës, në këtë muaj të mëshirës.

 

Blerim Halili




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve