I menjëhershëm ka qenë reagimi “Aleancës Kuq e Zi” pas nismës së kryeministrit Sali Berisha për ndryshimin e ligjit për shtetësinë, ku sipas këtyre ndryshimeve çdo person që investon mbi 100 mijë euro mund të marrë nënshtetsin shqiptare.
“Aleanca Kuq e Zi kundërshton fort dhe hapur nismën e Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimet në ligjin për kombësinë, përkatësisht nismën e tij personale për shitjen e kombësisë shqiptare për këdo shtetas të huaj që vjen dhe investon në vendin tonë shumën minimale prej 100 mijë euro. Aleanca Kuq e Zi shprehet kundër këtij projekt/ligji pasi ai diskriminon shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës të cilët duhët të ndjekin një procedure 5 vjeçare në prijtje për të marrë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që kryeministri ja ofron këtë shtetësi nje afgani, iraniani, kinezi apo rusi vetëm për 100 mijë euro.”, thuhet në reagimin e Aleancës.
“Aleanca Kuq e Zi deklaron së ky projekt/ligj e kthen marrjen e shtetesisë shqiptare në pazar të hapur për këdo që në vendin orgjiniës së tij mund të ketë probleme të gjithëshfarëdoshmë nga ato sociale dhe kriminale, i cili do të kishtë mundësinë të maskohej dhe fshihej për vetëm 100 mijë euro. Ky projekt/ligj lë shkas për përfitime nga elementë kriminal. Aleanca Kuq e Zi thekson se prioritet në ligjin për shtetesinë shqiptare duhet të ketë origjina e aplikanteve dhe jo parat e investitoreve të përkohshëm, ndaj AK propozon që ky projekt/ligj t’i nënshtrohet debatit publik dhe trasnparanent përpara se të nisi zbatimin, pasi efektet duhet të parashikohen përpara zbatimit. Aleanca Kuq e Zi me keqardhje konstaton se problemet ekonomike që po hasen në shoqërinë shqiptare nuk mund të zgjidhen duke shitur pasaportën shqiptare për 100 mijë euro”, përfundon reagimi.
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereE PERSHENDES ALEANCEN DHE I BASHKANGJITEM ASAJ. NE KOMENTIN TIM DUA TJU BEJ ME DIJE QE EGZISTON MUNDESIA QE ME 30 MILION EURO, SERBIA TE KETE MUNDESI TE KRIJOJE PARTI POLITIKE NE SHQIPERI DHE ME 300 SERBETE MBLEDHE FIRMAT DHE TI DEPOZITOJE PER KRIJIMIN E NJE PARTIE TE RE POLITIKE. NDAJ PAJTOHEM ME VIZIONIN E ALEANCES DHE KERKOJ QE TE VIHET NE VEND MENDIM PROPOZIMI I SAJA.