Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Alergjia, sėmundja sezonale, qė nuk duhet neglizhuar

Me ardhjen e pranverės, ngrohjen e motit dhe lulėzimin e luleve, nisin dhe problemet tek personat qė preken nga alergjia, numri i tė cilėve ėshtė rritur vitet e fundit.

E hėne 22 Mars 2010 12:26

 

Alergjia është një sëmundje sezonale që nuk duhet neglizhuar, pohojnë mjekët specialistë. Shkaktarët kryesorë, sipas tyre, janë poleni i luleve të ndryshme në lulëzim, i cili përhapet me kilometra larg. Bari i zakonshëm është dhe varianti më i egër i alergjisë, pasi poleni në të është shumë i lehtë dhe përhapet lehtë në ajër.

Problemet më të mëdha nga alergjitë vijnë në orët e para të mëngjesit, pasi në këtë orë poleni i luleve ka një përqindje më të madhe në ajër. Por, sipas mjekëve, edhe orët e mbrëmjes janë të rrezikshme për alergjikët, ndërkohë që ditët më të këqija janë ato me erë, kur poleni shpërndahet më shpejt.

Alergjia është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm, ndërsa shkaktar i saj është alergjeni. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Por, simptomat më të zakonshme janë hundë që rrjedhin, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, të tështira, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.

Sipas mjekëve, ndër faktorët më kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit. Po ashtu, ndikojnë dhe faktorët klimaterikë si ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat. Faktori ambient, sipas tyre, është padyshim ndikues, por nuk ka ende një përfundim të saktë mbi shkallën e ndikimit të ngrohjes globale në këtë numër të rritur të individëve të prekur nga alergjia.

Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike dhe nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin. Nga pakujdesia dhe moskurimi ato mund të kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj. Por, problematik është fakti që shumë nga pacientët neglizhojnë alergjinë nga poleni, ndaj mjekët këshillojnë që me vënien re të shenjave të para duhet të kryhet testi i alergjisë, për të zbuluar se nga vijnë irritimet dhe më pas fillimin e kurimit lidhur me këto probleme specifike. Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë, alergjiku mund të përpiqet t´u shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, ndërsa, në disa raste mjekët rekomandojnë dhe marrjen e mediakamenteve.

Alergjitë shkaktohen edhe nga substanca të tjera, sikurse pluhuri, fruta të ndryshme, përfshi kikirikët, arrat, peshku, vezët e bulmeti, etj. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore. Në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon Imunoglobulin, lloj anti trupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve