Në këtë ndeshje do të takohen Përfaqësuesja e Kosovës dhe përzgjedhja e basketbollistëve të huaj që luajnë në Kosovë. Ekipit të të huajve do t'i prijë trajneri i Pejës Muharrem Vugdaliq. Në këtë ndeshje në postin e përzgjedhësit të Kosovës do të debutojë Agim Kasapolli, që në këtë post u emërua në shtator të vitit të kaluar. Në muajt mars e prill ndeshje do të zhvillojnë edhe përfaqësuesja e femrave dhe ato të grupmoshave të reja. Bordi i FBK-së ka emëruar Bekim Maxhunin anëtar të Këshillit profesional, ndërsa ka vendosur që organizatorin e turneut final të kupës ta zgjedhë me konkurs. Fitues i konkursit do të shpallet klubi që ofron më së shumti mjete financiare për zhvillimin e përfaqësueseve të kategorive të reja dhe që garanton plotësimin e të gjitha kushteve të parapara në konkurs./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull