Trajneri i kampionëve të Italisë, Masimiliano Allegri, është shprehur pas humbjes nga Lazio, se kjo humbja erdhi pas gabimeve të tyre dhe se kampionati është i gjatë dhe ka ende ndeshje për të rikuperaur pikë. “Ne thjesht luajtëm një ndeshje të keqe kundër një ekipi që na ka dhënë shumë pak neve. Megjithatë, kampionati është ende i gjatë me shumë ndeshje të mbetura”, është shprehur Allegri pas ndeshje për Sky Sport Italia.
Allegri ka bërë një krahasim në mes të humbjes nga Interi dhe kjo e fundit nga Lazio duke thënë se erdhën si pasojë e gabimeve tona. “Ne kemi humbur dy ndeshje kundër Interit dhe Lazios në të njëjtën mënyrë, me gabimet tona. Neve na mungon diçka e veçantë për t’i fituar këto lloj ndeshjes”, ka shtuar Allegri./mesazhi/A.Bilalli/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull