Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Arben Çejku po zhvillon takime me komunitetet fetare në Maqedoni.
Këto takime vijnë pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në planin ndëretnik dhe ndërfetar në Maqedoni.
Ambasadori Çejku dje zhvilloi takim me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, ku kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit, qëndrimet e KOM lidhur me problemet ndëretnike por edhe për harmoninë ndërfetare, informon agjencia e lajmeve INA.
Në këtë takim ambasadori shqiptar i ka përcjellë kreut të KOM-it, Z.Stefan qëndrimin e Qeverisë shqiptare që dënoi incidentet dhe tensionet e fundit në Vevçan dhe Labunishtë.
Ai ka apeluar që Maqedonia ti kthehet kursit evroatlantik dhë në këtë frymë të tejkalojë këto zhvillime që rrezikojnë të rrënojnë harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike. Çejku gjithashtu ka përcjellë porosinë për një bashkëpunim më të mirë me Kishës Ortodokse Shqiptare, përmes forcimit të dimensionit kulturor, takimeve dhe seminareve të përbashkëta.
Ambasadori shqiptar sot do të vijojë takimet e tij me krerët fetar, duke u takuar me kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi. (INA)
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull