Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Anketa e Dnevnik favorizon BDI dhe VMRO-DPMNE


E premte 3 Shkurt 2012 10:51

 

Sipas një ankete të realizuar nga e përditshmja "Dnevnik" në Shkup, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm sërish do të fitojnë partitë në pushtet.

"Partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI edhe më tej dominojnë në skenën politike në Maqedoni, dhe rejtingu i tyre mbetet i pandryshuar 9 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por megjithatë, anketa sjellë dallime të mëdha sa i përket shqiptarëve dhe maqedonasve për çështje dominuese politike për vendin, sidomos në planin e evrointegrimeve", thekson anketa.

Në pyetjen e anketës se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 23,5 për qind të votuesve, LSDM 18,2 për qind, BDI 7,2 për qind, PDSH 3,1 për qind, RDK 2,9 për qind, VMRO-Popullore 1,2 për qind dhe partitë e tjera.

Në Anketë si persona të papërcaktuar janë deklaruar 40 për qind e të anketuarëve. Anketa nxjerrë vlerësimet e qytetarëve ndaj liderëve, ku lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski nuk pëlqehet nga maqedonasit, ndërsa shqiptarët kanë mendim negativ për kryeministrin Nikolla Gruevski. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve