Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

Antarktika, dikur njė vend tropikal

Studimi tregon se rritja e temperaturės do ta ēojė botėn edhe njė herė nė kohėn kur akullnajat nuk ekzistonin.

E enjte 25 Mars 2010 20:57

 

Antarktika është vendi më i ftohtë në botë. Por tani ka prova se dikur ajo ishte një vend tropikal. Një anije që merret me studime në oqean sapo është kthyer nga kontinenti i akullt me disa mostra të marra nga thellësitë më të mëdha, të cilat tregojnë se rajoni dikur ka pasur një ekosistem të ngrohtë.

Anija kërkimore "Joide's Resolution" sapo është kthyer në Australi pasi kaloi 54 ditë në Antarktikë. Ekipi ndërkombëtar prej 30 shkencëtarësh nga e gjithë bota në bordin e anijes arriti të bënte shpime në thellësinë më të madhe ndonjëherë prej një mijë metrash poshtë fundit të detit, pranë brigjeve të Antarktikës. Mostrat e mbledhura datojnë që prej 54 milion vjetëve më parë dhe tregojnë se Antarktika kishte dikur një ekosistem të ngrohtë, tropikal. Mostrat tregojnë gjithashtu se niveli i gazit karbonik ishte tre herë më i lartë seç është tani.

Por pas 20 milion vitesh klime tropikale në Antarktikë, niveli i dioksidit të karbonit ra së bashku me temperaturën, duke nxitur epokën e akullnajave dhe mjedisin e ngrirë që shihet sot. Shkencëtarët thonë se kushtet tani po ndryshojnë përsëri. Komisioni Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës thotë se temperaturat do të rriten me deri në 4 gradë gjatë 100 viteve të ardhshme.

Studimi tregon se rritja e temperaturës do ta çojë botën edhe një herë në kohën kur akullnajat nuk ekzistonin. Shkencëtarët thonë se konstatimet e tyre tregojnë se ndryshimet në nivelin e gazit karbonik, qoftë të natyrshme apo nga njeriu, i japin shkas ndryshimit të klimës. /VoA/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve