Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Anulohen 32 fluturime nga Aeroporti i Prishtinės


E shtune 17 Prill 2010 11:34

 

Shumica e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë anuluar të shtunën, si pasojë e pluhurit të shkaktuar nga vullkani në Islandë, i cili ka bllokuar qarkullimin ajror nëpër shumicën e shteteve të Evropës.

Derisa të premten nga ky aeroport janë anuluar gjashtë fluturime, konkretisht një i destinuar për në Londër nga kompania British Airways, dhe pesë të tjera ushtarake, parashihet që sot të anulohen më shumë se 30 të tjera.

Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Altin Ahmeti, ka bërë të ditur se brenda ditës së shtunë ishte planifikuar të realizohen 40 fluturime, ndërsa sipas tij, tashmë dihet se nuk do të realizohen më shumë se tridhjetë prej tyre, që i bie më shumë se 80 % e fluturimeve të përgjithshme.

Ahmeti ka bërë të ditur se Aeroporti i Prishtinës nga një fluturim përfiton mesatarisht katër mijë euro. Sipas tij, nëse do të anulohen të gjitha fluturimet, atëherë humbjet në aeroportin e vetëm të Kosovës do të jenë mbi 120 mijë euro.

Edhe drejtuesit e Agjencisë turistike “Eurokoha” kanë njoftuar se autoritetet e sigurisë për aviacion kanë mbyllur aeroportet dhe hapësirat ajrore në Evropën qendrore dhe lindore nga Britania, Parisi, Berlini dhe vendet baltike, si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Islandë dhe si rezultat i përhapjes së pluhurit vullkanik në atmosferë.

Ndërsa shumica e aeroporteve të vendeve të Evropës janë bllokuar nga reja e hirit që ka shkaktuar vullkani, pluhuri ka prekur tërë gadishullin ballkanik, mediet nga Shqipëria raportojnë për situatë të rëndë në Aeroportin e Rinasit, në Tiranë.

“Aktualisht zyra e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka konfirmuar se fluturimet për në Londër dhe Budapest nga aeroporti ynë sot janë pezulluar. Kjo pasi aeroportet e Londrës dhe Budapestit janë mbyllur për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin evropian”, raporton agjencia e lajmeve Balkanweb.

Raportohet gjithashtu se në situatë të ngjashme janë edhe aeroportet e rajonit, konkretisht të Greqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

Sipas medieve greke, nga ky vend janë pezulluar dhjetëra fluturime, ngase aeroportet në pesë shtete të veriut të Evropës tashmë janë mbyllur tërësisht, ndërsa të dhënat e fundit sqarojnë se në vendet si Islandë, Britani e Madhe, Norvegji, Suedi dhe të tjera aeroportet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në fundjavë.

Mediet ndërkombëtare citojnë drejtuesit e Organizatës Evropiane për Sigurinë e Hapësirës Ajrore "Eurocontrol", sipas të cilëve pritet që të anulohen më shumë se gjysma e fluturimeve që lidhin Evropën me Amerikën Veriore.

Sipas kësaj organizate, reja e hirit është duke lëvizur ngadalë, ngase nuk ka erë të fortë. “Reja shumë ngadalë po shkon kah lindja dhe ende është shumë e dendur”, citohet “Eurocontrol”./zëri/

 



Anulohen 32 fluturime nga Aeroporti i Prishtinės

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 9 = ?




Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com