Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Aparati pėr korrigjimin e dhėmbėve

Nė qoftė se fėmija juaj duhet tė bartė aparatin pėr korrigjimin e dhėmbėve, atėherė ėshtė mė mirė qė ai tė pėrdoret vetėm natėn, ndėrsa ditėn tė hiqet.

E mėrkure 14 Korrik 2010 15:29

 

Aparatet mobilë për dhëmbë (që mund të hiqen) barten natën dhe një pjesë të ditës, më së miri prej orës 14-16. Aparatet e tilla korrigjojnë një pjesë të madhe të anomalive ortodontale dhe fëmijët i durojnë pa pengesa të mëdha, aq më parë kur nuk kanë nevojë t'i bartin edhe gjatë orëve të mësimit. Në të shumtën e rasteve përdoren në periudhën e rritjes dhe të zhvillimit, përkatësisht në kohën kur fëmijët ende i kanë dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm.

Mirëpo, disa anomali nuk mund të korrigjohen në këtë mënyrë, prandaj në rastet e tilla përdoren aparatet fikse. Rëndom, aparatet fikse i punojnë ortodontët, e përbëhen prej unazave, bravave dhe harqeve të cilat ngjiten në dhëmbë dhe aty mbeten deri në fund të terapisë. Përparësia e tyre qëndron në atë që forcat veprojnë gjithnjë, prandaj edhe rezultatet arrihen më shpejtë, e veç kësaj janë më precizë.

Për të marrë pacienti aparatin fiks, duhet t'i plotësojë disa kushte: higjiena e përsosur e gojës, shërimi i të gjithë dhëmbëve të prishur, përmbajtja rigoroze e udhëzimeve të ortodontit (mënyra e të ushqyerit etj) dhe kontrollet e rregullta pa të cilat një ndërmarrje e tillë do të ishte e kotë.

Aparatet fikse janë të përshtatshëm për bartje, por janë edhe shumë më të shtrenjtë. Ato sigurojnë një sukses shumë më të madh sepse nuk varen shumë nga disiplina e pacientit dhe mundësojnë një korrigjim më të madh të dhëmbëve të shtrembër.

Aparatet e tilla janë disa lloje. Mirëpo e gjithë kjo nuk do të thotë se çdo fëmijë duhet të bartë aparatin fiks. Specialistët ortodontë përcaktojnë llojin e aparatit i cili në afatin më të shkurtër dhe në mënyrën më te mirë do të ndihmonte korrigjimin e anomalive te pacienti përkatës, e kur është fjala për fëmijët, në të shumtën e rasteve përdoret aparati mobil. /Telegrafi/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve