Kompania “Apple” ka nxjerrë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aparaturën e cilësuar si revolucionare, “iPad”. IPad-i përfshin një ekran i cili ka një gjatësi vetëm prej 25 cm dhe punon pa tastierë dhe peshon më pak se një kilogram.
Ai u mundëson përdoruesve të përdorin internetin, shohin filma, dëgjojnë muzikë ose lexojnë libra në version elektronik. Programuesit për kompjuter tashmë kanë realizuar mijëra programe për iPad të cilat u ofrojnë përdoruesve të kryejnë shumë veprime të ngjashme me ato në laptop ose telefona celularë.
Shumë kritikë i kanë dhënë iPad-it nota të larta për shpejtësinë e madhe, stilin dhe baterinë e cila funksionon pa karikim për një kohë të gjatë. Disa thonë se kjo aparaturë e re mund të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri tjetrin.
Kritikët u ankuan se iPad nuk ka një tastierë të zakonshme, mungesa e së cilës e bën të vështirë punën në dokumente të gjata të programit Excel. /zeri/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)