Dialogu inkuadrues nuk është zëvendësim për fillimin e negociatave, por është mundësi e madhe të vazhdojmë me reformat, t'u jepet dinamikë, veçanërisht në kapitullin 23 dhe 24, deklaroi sot në konferencën për media zëvendëskryeministrja e angazhuar për eurointegrime Teuta Arifi.
Sipas saj këtë dialog në nivel të lartë do ta kryesojë kryeministri Nikolla Gruevski është mundësi e mirë e cila duhet të shfrytëzohet sepse do t'i mundësojë vendit të ecë një hap para, por njëkohësisht do të lërë hapësirë që të mund të zhvillohet procesi tjetër për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Në lidhje me qëllimin e vizitës së pardjeshme në Athinë dhe takimin me kryeministrin grek Teodros Pangallos, Arfii theksoi se qëllimi ka qenë ta hapë dhe lehtësojë procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë. Ajo pret që ky takim të jetë fillim i takimeve të reja mes Athinës dhe Shkupit.
Në lidhje me letrën nga kryeministri Nikolla Gruveski dërguar kryeministrit Lukas Papadhimos, Arifi përmendi se ajo e ka dërguar me vullnet të mirë, ndërsa për sukses të procesit vlerëson se ai duhet të zhvillohet në mënyrë më diskrete.
"Mendoj se reagimet do vijojnë më pas. Unë vetë e dorëzova letrën, ai e pranoi. Kjo është punë e dy zëvendëskryeministrave, ndërsa në lidhje me seriozitetin e gjithë procesit mendoj se është mirë ai të mbahet më diskret rreth kësaj teme të diskutimi në media" tha zëvendëskryeministrja.
E pyetur nëse ka njohuri për vizitë të shpejtë të ndërmjetësuesit Methju Nimic në Maqedoni dhe në Greqi, Arifi tha se ai do të ishte sinjal pozitiv.
"Ne si Republikë e Maqedonisë jemi të hapur ta pranojmë. Shpresoj do të ketë atmosferë pozitive në të dy qytetet. Ai do të ishte sinjal pozitiv për procesin, vlerësoi zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi në konferencën për media në të cilën u përqëndruar edhe për aktivitetet e saj në periudhën e kaluar. (INA)
Reklama 229 x 170.png)
Olsi Jazexhi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Muhidin Ahmeti
Faik Miftari
Sali Shasivari
Mr. Ardian Ramadani
Mr. Iljasa Salihu
Artan Musliu
Opinione te lexuesve
Abdullah Klinaku
Opinione te lexuesve
Blerim Gashani
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 heresa te menqun jan sllavet, emnojn ne disa vende te parendsishme te udhheqjes shiptare e keta te mjeret mundohen te ja kryjn punet atij kam shtremtit qe cdo dite na shan e ofendon nepermjet shkupit 2014 edhe napermjet te tifozve te vet komitiia kta mundohen qe at ngrehine te kiro lishkit ta mbajn ne kambe duke hanger ata gjakun e djersen shiptare edhe duke ju ndihmu vet shiptart si ali ahmeti e shum te tjere ..per qato edhe i ndihmuan atij me vra HARUNIN me shoke RROFTE HARUNI EDHE ATA QE E PASOJN >>>