Ai është arrestuar të dielën në banesën e tij në rrugën “Bajram Bahtiri” nga ana e pjesëtarëve të departamentit kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, me përkrahjen e pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Gjatë aksionit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, dhe dy revole të tipit TT.
Lirim Jakupi kërkohej edhe nga policia e Maqedonisë, sepse dyshohej se ka marrë pjesë në aksionin kundër policisë Brodec të Tetovës në vitin 2007, ndërkohë që në vitin 2004, është plagosur në një aksion tjetër të policisë kundër tij, por Nacisti ka arritur që të ikë.
Lirim Jakupi ka qenë në mesin e shtatë të burgosuve që ishin arratisur nga burgu i Dubravës, më 18 gusht të vitit 2007. / Zhurnal /
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull