Për shumë njerëz asteroidet janë vetëm shkëmbinj të mëdhenj, dhe janë vende të mrekullueshme për të zhvilluar beteja me armë lazerike. Dituria e shkencës bashkëkohore thotë që ato janë pjesë të mbetura nga formimi i planetëve. Ndërsa, tregimi i plotë për asteroidet është shumë më kompleks dhe ende vetëm pak i shpalosur. Studiuesit e planetëve i bashkon vetëm mendimi se asteroidet janë shumë të llojllojshme – nga një copë dheu, deri te grumbulli notues i zhavorrit e i mini-planetëve me shenja të aktiviteteve të shuara vullkanike e madje edhe me ujë - që të kenë të njëjtën prejardhje.
Asteroidet e mëdha, me gjerësi më të madhe se 100 kilometra, datojnë që nga lindja e sistemit tonë diellor, rreth 4,6 miliardë vite më parë. Atëherë, gjithësia ishte si një tufë asteroidesh. Se si kishte ardhur në atë gjendje është ende enigmë, por ideja më e qëlluar është ajo se vorbulla e pluhurit të lashtë që rrotullohej përreth diellit ende të paformuar koaguloi në trupa që zmadhoheshin vazhdimisht. Disa nga këta trupa u bënë planetë; disa të tjerë, të përshpejtuar nga graviteti i trupave më të mëdhenj u hodhën në hapësirë të pafund; disa u përplasën në diell; kurse vetëm pak prej tyre mbetën ashtu siç kishin qenë më parë. Këta të mbijetuar ende janë duke qëndruar në boshllëqet e lëna në mes planetëve, saktësisht në hapësirën në mes të orbitës së Marsit dhe Jupiterit. Gradualisht edhe këta po thithen nga planetët. Më pak se një në një mijë, apo ndoshta edhe më pak se një në një milion i asteroideve të këtij lloji mbesin brenda unazës së tyre.
Asteroidet e vogla nuk janë mbeturina, por gërmadha. Ato kanë madhësi e dimensione të ndryshme që na e bëjnë me dije se janë produkt i një reaksioni zinxhirorë: Asteroidet ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, edhe fragmentet e tyre ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, e kështu me radhë. Disa janë gurore; disa janë metalore – mund të themi se vijnë nga shtresa të ndryshme të të njëjtit trup. Përafërsisht një e treta e asteroideve i takojnë grupit me orbitë të ngjashme, që nëse shikojmë prapa në kohë, kthehemi në atë pikë në hapësirë, gjegjësisht në vendin e ndeshjes ku kanë lindur. Pasi që familjet e asteroideve shpërndahen pas 10 deri 100 milion vitesh, formimi i tyre duket të jetë proces që ende vazhdon.
Pra, kështu ka ndodhur formimi i planetëve. Sa herë që ndonjë asteroid e godit ndonjë planet, ai vetëm e forcon atë. Asteroidet nuk janë as mbeturina nga formimi i planetëve, dhe as nuk janë shkatërrues për ta.
INFO: SCIENTIFIC AMERICAN
Përgatit: Sokol Gashi, Austri
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull