Një nga arsyet kryesore pse shumica e aborigjenëve po e përqafojnë Islamin është bindja e tyre se Islami u ndihmon që t’i ruajnë vlerat e tyre tradicionale, dhe se në Islam të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht origjinës dhe ngjyrës së lëkurës.
"Në Islam, mashkulli ka rol të qartë ashtu si gruaja, si në traditën aborigjenase. Në Kur’an thuhet se njeriu nuk duhet të shpenzojnë në atë çka nuk i nevojitet. Uji dhe druri janë shumë të çmuar, prandaj duhet t’i përdorni vetëm aq sa ju nevojitet. Këto vlera të njëjta i gjejmë edhe tek ne aborigjenët", thonë aborigjenet Alinta dhe Nazra. "Islami nuk thotë të jesh musliman dhe kjo është ajo. Islami respekton faktin se ne jemi anëtarë të fiseve dhe kombeve të ndryshme.
“Barazia midis njerëzve, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, u ka hapë rrugën drejt Islamit shumë aborigjenëve. Gjithashtu, me pranimin e Islamit njeriu duhet të heqë dorë nga alkooli, droga, lojërat e fatit dhe të këqijat tjera sociale. Të gjitha këto i kanë shtyrë shumë aborigjenë ta përqafojnë Islamin", tha Shahzad.
Muslimanët e parë në Australi kanë qenë afganët, grahës devesh, që në këtë pjesë të planetit erdhën rreth vitit 1860./islamgjakova/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereNje perkujtim, se duheni ta shenoni ne kllapa kuptimi e fjales aborigjen se kush jane, psh Aborigjennje popull i vjeter qe jetojne ne australi.ju flm per mirekuptim.