Titanic “fundoset” nga Avatar pas rreth 15 viteve në vend të parë të arkëtimeve të gjithë historisë. Realizimi më i fundit i James Cameron ka thyer rekordin e arkëtimeve duke marrë vendin e parë të klasifikimit.
Lajmin e bën të ditur shtëpia kinematografike “20th Century Fox” që ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së filmit.
“Jemi përballë historisë” shprehet Paul Dergarabedian, i cili flet për filmin që ka kushtuar plot 237 milionë dollarë.
Në 6 javë, Avatar ka arkëtuar 1.841 miliardë dollarë në gjithë botën, ndërsa Titanic e mbante rekordin me 1.843 miliardë. Në SHBA dhe Kanada janë arkëtuar 552 milionë, por pritet që suksesi të vazhdoje pasi filmi do të transmetohet edhe përgjatë dy javëve.
Vetëm gjatë fundjavës, Avatar ka arkëtuar 107 milionë në kinematë ndërkombëtare. Vendin e parë në Europë e mban Franca, ndërsa më pas vijnë Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe. /koha/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereNuk dua tė bėj nihilistin, por nuk eshte mire tė heshtėsh, as nė mėnyrė me naive ndaj njė fenomeni propagandistik, gjithsesi tė tėrthortė, qė bėhet nėpėrmjet kėtij filmi artistikė pėr tė rritur dhe atyre vizatimorė pėr fėmijė, ku elementė tė idhujtarisė, nė formėn e animizmit apo panteizmit, shfaqen dukshėm pozitivisht nė kėto filma, por njėkohėsisht edhe si tė vėrteta, tė cilat tė kontaktuara nga njerėz me kulturė qė trashėgojnė njė fe hyjnore nuk hasin asnjė lloj rezistence, pėrkundrazi respektohen, simpatizohen apo edhe pėrqafohen prej kėtyre njerėzve modernė, zotėrues tė teknologjisė, por qė na zbulojnė neve, se janė tė zbrazėt nga ana shpirtėrore.Keshtuqe AVATAR nuk eshte gjė tjeter pėrveē se njė copė akulli para TITANIKUT dhe qė ēahet lehtė nga ai