Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Baėsh BE-sė: Na hiqni vizat, tė gjallėrojmė ekonominė greke


E marte 7 Shkurt 2012 21:33

Ministri turk i integrimit evropian dhe kryenegociatori Egemen Baësh në deklaratën që bëri sot në Bruksel tha: “Hiqni vizat, të gjallërojmë ekonominë greke”.

Këtë propozim Baësh e ndau me Kryetarin e Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda, të cilit i tha: “E di që edhe grekët e presin me padurim këtë gjë”.

Kurse raportuesja e Turqisë në Parlamentin Evropian, Ria Omin Ruijten (Ria-Oomen Ruijten) në lidhje me hetimin që ka nisur prokuroria e Zyrihut në Zvicër për kryenegociatorit turk Baësh bëri komentin: “të gjithë duhet të shprehin lirshëm mendimin e tyre”.

Në kuadër të kontakteve zyrtare në Bruksel, Ministri turk i Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori, Egemen Baësh, në fillim realizoi një takim me Kryetarin e Grupit të Eurodeputetëve Social-Demokratë Hans Svoboda (Hannes Swoboda), i cili më përpara ka qenë raportuesi i Turqisë në Parlamentin Evropian.

“Hiqni vizat që zbatoni ndaj Turqisë. Turistët turq të hyjnë lirshëm në Greqi dhe të gjallërojnë ekonomike greke”, i tha Baësh Svobodës.

“E di që këtë gjë e presin me padurim edhe vetë grekët”, bëri komentin ministri turk i integrimit Baësh.

Programin e vizitës në Bruksel, kryenegociatori Baësh e vazhdoi me takimin që pati me raportuesen e Turqisë në Parlamentin Evropian, Ria Omin Ruijten (Ria Oomen-Ruijten).

Pika kryesore e agjendës së takimit ishte raporti që pritet të publikojë Parlamenti Evropian në muajin mars për Turqinë.

Baësh e falënderoi eurodepueten holandeze për vendin e gjerë që i ka kushtuar në raportin e saj terrorit.

Raportuesja e Turqisë në Parlamentin Evropian foli edhe për hetimin paraprak që ka nisur në Zvicër kundër Baëshit dhe ligjin e turpshëm të miratuar nga Franca.

“Gjithsecili duhet ta shprehë i lirshëm mendimin e tij. Ekziston një gjë që quhet liri e të shprehurit. Liri të shprehuri duhet të ketë edhe në Francë, edhe në Zvicër, por duhet të ketë edhe në Turqi. Shprehja e mendimeve me zë të lartë duhet të jetë e lirë si në Evropë, ashtu edhe në Turqi”, tha Ruijten.

Ministri turk i integrimit evropian dhe kryeneciatori me BE-në, Egemen Baësh do të ketë takime të ndara edhe me Kryetarin e ri të Parlamentit Evropian, Marin Shulz (Martin Schulz) dhe Komisionerin e Zgjerimit, Stefan Fyle./trt/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve