"Situata ne Ballkanin Perendimor eshte ne mesin e ketyre çeshtjeve urgjente. Siguria dhe prosperiteti ne Ballkan ka ndikim ne jeten e perditshme te qytetareve te BE-se. Stabiliteti i rajonit eshte kyç per sigurine e Europes. Per dy dekada deri tash stabiliteti ka qene i demtuar nga nje numer i konflikteve lokale. Shume prej ketyre konflikteve jane zgjidhur, por nje zgjidhje e pergjithshme do te vije vetem permes integrimeve europiane”, shkruhet ne letren italiano-spanjolle.
Me tej ne kete dokument derguar te gjitha vendeve anetare permendet se BE-ja ka investuar shume ne rajon si ne arritjen e paqes ashtu edhe ne promovimin e demokracise.
“Samiti i Zagrebit ne vitin 2000 shenoi nje tranzicion nga njera faze ne tjetren. Prej atehere vazhdimisht ka mbeshtetur lirine, respektimin e te drejtave te njeriut, sundimin e ligjit dhe prosperitetin social dhe ekonomik nepermjet asistences se para anetaresimit. Kete vit eshte dhjetevjetori i Samitit te Zagrebit dhe propozojme qe te zhvillojme nje takim te nivelit te larte ne Sarajeve ne fillim te muajt qershor”, vijon letra.
“Perspektiva europiane u eshte ofruar te gjitha shteteve te rajonit. Si te arrihet kjo eshte nje çeshtje qe i takon secilit rast veç e veç. Kjo konference eshte rast qe te analizojme se ku gjendemi ne kete rruge me secilin shtet dhe cilat jane qellimet per te ardhmen”, thuhet ne leter./top-channel/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)